Skopje-Struga Trim Lum 1:1, Java 26 (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme skuadra zhvilloi takimin e javës së 26-të kundër Skopjes në Shkup. Pas 90 minutave lojë, rezultati doli të jetë i barabartë 1:1.

Edhe pse avansuam të parët në këtë ndeshje me golin e realizuar nga Besart Ibraimi që në minutën e 15-të, nga kjo transfertë në fund u rikthyem me vetëm një pikë, pasi Skopje me anë të kamerunasit, Poll Henri Musinga në minutën e 87-të barazoi rezultatin.

GOLAT: https://www.facebook.com/watch/?v=622397969272531

Ishte ky barazimi i 8-të për skuadrën tonë këtë edicion, pas të cilit vazhdojmë sërish të kryesojmë renditjen, tashmë me 50 pikë, 5 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë.

Formacioni i skuadrës:
XI startuese: Kjoshevski; Neziri, Radiç, Krivanjeva; Maliqi, Bojku, Tairi, Merxhani; Muharemi, Ibraimi, Shabani
Banka rezervë: Mirseloski, Kitanovski, Radeski, Jusufi, Pengu, Hogan, Maleski, Pere, Kaba, Koçoski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *