Pas debutimit në ndeshjen miqësore të 1 gushtit kundër GFK Ohrid Lihnidos, dje (28 gusht) Agon Demiri debutoi edhe në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Struga Trim Lum…
Struga Trim Lum arriti një tjetër fitore bindëse në kampionat, këtë herë kundër Bregallnicës nga Shtipi me rezultatin 4-0.
Kjo fitore bëri që Struga Trim Lum të vijojë rrugëtimin e fitoreve në ndeshjet si vendas. Gjithsesi, në takimin e djeshëm në sy ra debutimi i talentit strugan, Agon Demiri.
Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 75-të, duke zëvendësuar Lassana Diako.
Kujtojmë, i njëjti kishte debutuar me ekipin e parë edhe më herët, me datë 1 gusht, mirëpo një gjë e tillë kishte ndodhur në një ndeshje miqësore.
Kujtojmë, Demiri shumë lehtë mund të ndodhte që këtë edicion të bëhej edhe rekordmen i futbollit në Maqedoni, duke thyer rekordin e Dashmir Elezit, i cili në Ligën e Parë të Maqedonisë debutoi në moshën 16 vjeç e 1 ditë.
Demiri kishte mbushur saktë 16 vjet me datë 27 korrik, ndërsa ndeshjen e parë të këtij edicioni si skuadër e zhvilluam me datë 25 korrik.
Pikërisht për këtë arsye, Agoni nuk kishte të drejtë paraqitjeje, pasi ende nuk i kishte mbushur 16 vjet, ashtu që debutimi i tij zyrtarë në Ligën e Parë me fanellën e Struga Trim Lum ndodhi kur ai mbushi 16 vjet e 32 ditë, duke u bërë një ndër futbollistët më të ri që ndonjëherë ka debutuar në mesin e më të mirëve në futbollin elitar.


















