Gusht 2015
Themelimi i Klubit
Fillimi i Historisë

* Themelimi i klubit FC Struga Trim & Lum dhe fillimi i aktiviteteve prej në Ligën e Katërt (Liga Komunale)

Maj 2016
Vendi i Parë në Ligën e 4
Ngjitja në Ligën e 3-të

Fundi i sezonit të parë të garimit, e gjeti FC Struga Trim & Lum në vendin e parë në Ligën Komunale.

Maj 2017
Vendi i Parë në Ligën e 3-të
Ngjitja në Ligën e 2-të

FC Struga Trim & Lum arriti të renditet e para në tabelë, duke u shpallur kampione e Ligës së tretë rajoni Jugperëndimor.

Nëntor 2017
Pjesmarrës në Kupën Pavarësia
Fitues i Kupës Pavarësia

FC Struga Trim & Lum shpallet kampion i turneut tradicional Kupën Pavarësia,  që zhvillohet çdo 28 Nëntor, në festën e "Pavarësisë së Shtetit Shqiptar"

Nëntor 2018
Pjesmarrës në Kupën Pavarësia
Fitues i Kupës Pavarësia

Edhe gjatë këtij sezoni, FC Struga Trim & Lum u shpall kampion i turneut tradicional "Kupa Pavarësia", duke mundur për të dytin vit radhazi ekipin e Otrantos nga Ulqini i Malit të Zi.

Maj 2019
Vendi i Parë në Ligën e 2-të
Ngjitja në Ligën e Parë

Me vetëm 4 sezone të luajtura, FC Struga u bë klubi i vetëm në historinë e futbollit në Maqedoni që kualifikohet në Ligën e Parë për kaq pak vite nga themelimi.

Gusht 2019
Foto e parë si debutues në Ligën e 1
Debutimi në Ligën e Parë

Sezoni 2019-20 dhe i pesti që nga themelimi i klubit, riktheu futbollin elitar në qytetin e Strugës. 

Gusht 2020
Sezoni unë i dytë në Ligën e 1
Fillimi i Sezonit 2020-2021

Sezoni 2020-21 filloi me dëshira të mëdha. Synimi në këtë sezon ishte kualifikimi në kupat europiane. 

Maj 2021
Kualifikimi në Conference League
Rishkruajmë Historinë, kualifikohemi në garat europiane

Në fund të sezonit arritëm të renditemi të tretët në tabelë e duke shkruar sërish historinë me kualifikimin në garat europiane.

Qershor 2021
Kundërshtari i parë në UCL
Shorti për ndeshjen e parë në UEFA Conference League

Në  UEFA Conference League, ekipit tonë i ra shorti të luajë me FC Liepaja nga Letonia. 

Korrik 2021
Ndeshja e parë në UCL
Ndeshja e parë historike në Uefa Conference League

Me një barazim në Letoni dhe humbje në Shkup, u shënua pjesëmarrja e parë dhe historike në garat europiane për FC Struga.

Gusht 2021
Ndeshja e parë në Sezonin 2021-22
Fillimi i Sezonit 2021-22

 Edhe këtë sezon ekipi ynë arriti të tregojë cilësi dhe futboll të bukur, duke arritur sërish në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa në Ligën e Parë u radhit në vendin e gjashtë.

Gusht 2022
Ndeshja e parë në Sezonin 2022-23
Fillimi i Sezonit 2022-23

Ky sezon po shënon një tjetër nivel në zhvillimin e klubit duke e mbyllur në pozitën e parë sezonin vjeshtor të ligës dhe duke thyer një tjetër rekord në Futbollin e Maqedonisë ku në 8 ndeshjet e para arritëm 8 fitore radhazi.

Dhjetor 2022
Kampion Vjeshtor 2022-23
Pozita e Parë në sezonin vjeshtor 2022-23

F.C. Struga TRIM & LUM ka arritur të shkruaj historinë, duke u shpallur kampion vjeshte për herë të parë që nga garimi në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Historiku i FC Struga Trim & Lum

Nevoja për një klub serioz futbolli në qytetin e Strugës dhe mungesa e vazhdueshme e zhvillimit të këtij sporti në nivel profesional, por edhe dashuria e madhe për këtë sport bëri që drejtuesit e kompanisë Trim & Lum të ecin një hap para në këtë drejtim. 
FC Struga Trim & Lum u themelua në Gusht të vitit 2015 nga kompania e njohur në fushën e ndërtimit dhe patundshmërisë, “Trim & Lum”. Si një projekt serioz dhe tejet ambicioz, që në fillimet e para, FC Struga filloi me përgatitjet sipas standardeve më bashkëkohore, pavarësisht se garat i niste nga Liga e Katërt, apo siç njihet ndryshe Liga Komunale.

Që klubi i ri i sapoformuar ishte një projekt serioz u tregua që në ndeshjet e para në Ligën Komunale, me lojtarë cilësorë, staf teknik profesional dhe përgatitje moderne. Fundi i sezonit të parë të garimit, e gjeti FC Struga Trim & Lum në vendin e parë në Ligën Komunale.

Kualifikimi në Ligën e Tretë (Rajonale) ishte diçka që pritej nga drejtuesit e klubit, duke marrë parasysh përgatitjet dhe seriozitetin e treguar gjatë sezonit paraprak, qoftë na lojtarët apo stafi teknik. Kjo shtoi ambiciet edhe më shumë, duke vënë si synim kryesor të sezonit të dytë radhazi nga krijimi i klubit – kualifikimin në Ligën e Dytë.

Ashtu edhe ndodhi. Pas një sezoni me shumë përkushtim nga ana e dretjuesve, stafit dhe ekipit, FC Struga Trim & Lum arriti të renditet e para në tabelë, duke u shpallur kampione e Ligës së tretë rajoni Jugperëndimor. Nga 26 ndeshjet e luajtura shënoi 17 fitore, 8 barazime dhe vetëm një humbje. Dy vite jetë, dy ngjitje në kategoritë vendase.
Sezoni i tretë nga themelimi, e gjeti FC Struga Trim Lum në Ligën e Dytë e me synime të reja. Oreksi për suksese të reja u shtua edhe tek lojtarët edhe tek drejtuesit, por mbi të gjtiha tek tifozët struganë, që tashmë kishin filluar ta ndjejnë se një epokë e re e futbollit në Strugë, kishte filluar. 
Vitin e parë në Ligën e Dytë me plotë sfida e emocione, Struga arriti ta përfundojë në vendin e katërt. Gjatë këtij sezoni ekipi ynë ishte pjesëmarrës për herë të parë në Kupën Pavarësia, një turne tradicional që zhvillohet çdo 28 Nëntor, në festën e “Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”. Struga u shpall kampion i turneut duke mundur në finale ekipin e Otrantos nga Ulqini.

Vitin e ardhshëm, sezoni futbollistik 2018-19 me përforcime të reja dhe me përkushtim më të madh bëri që ekipi i Struga Trim Lum të radhisë fitoret, njëra pas tjetrës dhe në fund të sezonit, të shkruajë historinë në futbollin vendas.
Me vetëm 4 sezone të luajtura, Struga Trim Lum u bë klubi i vetëm në historinë e futbollit modern në Maqedoni që kualifikohet në Ligën e Parë për kaq pak vite nga themelimi.
Edhe gjatë këtij sezoni, ekipi ynë u shpall kampion i turneut tradicional “Kupa Pavarësia”, duke mundur për të dytin vit radhazi ekipin e Otrantos nga Ulqini.

Sezoni 2019-20 riktheu futbollin elitar në qytetin e Strugës. FC Struga Trim Lum tanimë ishte një klub i konsoliduar mirë dhe me qëllime të qarta. Të qëndrojë në Ligën e Parë e me mundësi për korrje të sukseseve të reja. Ky sezon nuk shkoi siç duhet për futbollin në mbarë botën, për shkak të pandemisë së Covid-19. Federatat në mbarë botën u detyruan të mbyllin sezonin e futbollit deri në hapjen e sërishme, pas përmirësimit të situatës. Ky sezon përfundoi para kohe.

Sezoni 2020-21 filloi me dëshira të mëdha pas atij parapaku të ndërprerë për shkak të pandemisë. Ekipi ynë që nga ndeshjet e para filloi të tregojë e dëshmojë se në Ligën e Parë nuk do të jetë vetëm pjesëmarrës, por një konkurrent i denjë dhe serioz përballë klubeve me histori në futbollin vendas. Ashtu edhe ndodhi.
Në fund të sezonit arritëm të renditemi të tretët në tabelë e duke shkruar sërish historinë me kualifikimin në garat europiane. Struga ishte njëra nga skuadrat që do të luanin në ndeshjet kualifikuese për UEFA Conference League. Një sukses i jashtëzakonshëm për një klub të ri si Struga Trim & Lum. Përveç kësaj ekipi arriti edhe në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.
 
Në  UEFA Conference League, ekipit tonë i ra shorti të luajë me FC Liepaja nga Letonia. Me një barazim në Letoni dhe humbje në Shkup, u shënua pjesëmarrja e parë dhe historike në garat europiane për FC Struga Trim & Lum.

Edhe në sezonin e ardhshëm në futbollin vendas (2021-22), ekipi ynë arriti të tregojë cilësi dhe futboll të bukur, duke arritur sër në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa në Ligën e Parë u radhit në vendin e gjashtë.

Sezoni aktual (2022-23), po shënon një tjetër nivel në zhvillimin e klubit duke e mbyllur në pozitën e parë sezonin vjeshtor të ligës dhe duke thyer një tjetër rekord në Futbollin e Maqedonisë ku në 8 ndeshjet e para arritëm 8 fitore radhazi. Me tre pikë larg vendit të dytë, ekipi është i vendosur dhe do të garojë me gjithë forcat për arritje të një suksesi tjetër historik. Rruga është e gjatë, por me përkushtim, këmbëngulje e diciplinë edhe kjo ëndërr mund të arrihet.