Bledi Shkëmbi komenton fitoren ndaj Arsimit si dhe 8 xhirot e kaluara

Trajneri Bledi Shkëmbi ka mbetur  i kënaqur nga fitorja kundër KF Arsimit, por në përgjithësi edhe rezultatet e arritura në këto 8 javët e para të kampionatit…

Trajneri Bledi Shkëmbi ka komentuar ndeshjen e fundit kundër KF Arsimit, në të cilën ndeshje skuadra jonë regjistroi fitoren më të thellë në ndeshjet e këtij sezoni. Fitorja 6:0 ndaj skuadrës nga Çegrani, ishte e 5-ta nga po aq ndeshje të zhvilluara në terren vendas, aty ku madje nuk kemi lejuar të na shënojnë, mirëpo ende vuajmë fitoren e parë në transfertë.

“Një fitore me 6 gola, besoj e merituar. Që pjesën e parë duhej të shënonim, por nuk arritëm të shfrytëzojme momentet ashtu siç duhet. Patëm pak fat pjesën e dytë me gabimin e portierit kundërshtarë, por mendoj se e merituam plotësisht fitoren.” – u shpreh trajneri Bledi Shkëmbi, që pavarësisht se nuk shënuam gjatë pjesës së parë, thotë se i pëlqeu mënyra e lojës, pasi lojtarët me përpikmëri kryenin të gjitha detyrat e dhëna para fillimit të ndeshjes.

“Për mënyrën se si u luajt ndeshja, personalisht më pëlqeu më shumë pjesa e parë, sepse ishim shumë dominantë në fushë dhe luajtëm në mënyrën ashtu siç ishim përgatitur.” – deklaroi Shkëmbi, që në përgjithësi thotë se është i kënaqur me pikët e fituara në këto 8 javë të para, edhe pse realisht skuadra mund të kishte edhe ndonjë pikë shtesë, në rast se do dilnim më mirë në ndeshjet si mysafir.

“⁠Kemi një disfatë…!! Megithatë mund të them se jam i kënaqur me skuadrën në këto 8 javë kampionat. Do dëshironim të kishim ndonjë pikë më shumë, por nuk e kemi arritur. Nga mënyra e lojës mendoj që kemi dominuar me kundërshtarët. Pozita e dytë është pozitive, por kampionati është i gjatë dhe neve duam që në fund të kampionatit të kemi bërë maksimumin.” – vijoi me deklaratën e tij trajneri Shkëmbi, që e mirëpret pauzën ndërkombëtare për ta pushuar stafin, por gjithsesi edhe lojtarët që kanë nevojë për një mini pushim: “Patjetër që të gjithë e kemi të nevojshëm një pushim pak më të gjatë, ashtu që edhe lojtarët e meritojnë.”

Bledi Shkëmbi në garë për titullin e kampionit këtë edicion sheh 3-4 skuadra, përfshirë këtu edhe Struga Trim Lum. Mirëpo për t’ia arritur qëllimit final deri në fund, strategu ynë kërkon që mos të përsërisim gabimet e edicionit të kaluar, që na u shfaqën në fund të kampionatit.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk duhet të bëjmë gabimin e vitit të kaluar, ku për shumë kohë ishim në luftë për titull dhe në fund gabuam më shumë se sa duhet. Këtë vit mendoj që janë 3-4 skuadra në gatë për titullin.” – përfundoi intervistën Shkëmbi, që dje regjistroi fitoren numër 25 në krye të Struga Trim Lum.