Vjen fitorja e 5-të me rradhë në ndeshjet në shtëpi dhe njëherit më e larta e këtij sezoni deri më tani. Në kuadër të xhiros së 8-të, Struga Trim Lum mundi KF Arsimin me shifrat 6:0…
Struga Trim Lum siguroi tre pikë shumë të rëndësishme, duke regjistruar njëherit edhe fitoren më të thellë këtë edicion në ndeshjet e Ligës së Parë. Duke arritur diferencën më të madhe të fitoreve këtë edicion, neve mundëm KF Arsimin me shifrat 6:0. Hero i takimit doli të jetë sulmuesi Marjan Radeski, që shënoi “hat-trick”, që njëherit ishte edhe i pari i realizuar me fanellën e Struga Trim Lum.
Duke hyrë në pauzën për ndeshjet ndërkombëtare me moral të lartë, skuadra gjithashtu e çoi në 17 numrin e pikëve të grumbulluara, vetëm dy pikë më pak se skuadra kryesuese.
NDESHJA
Goditjen e parë e regjistrojmë në minutën e 5-të, kur Diako tentoi nga distanca, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shumë pranë golit ishte edhe Pape Fall.
Në minutën e 9-të Marjan Radeski kishte tentativën e tij të parë në këtë ndeshje, mirëpo pa arritur që të shënojë. I njëjti 5 minuta më vonë tentoi me kokë, këtë herë duke rrezikuar shumë më seriozisht portën mysafire.
Pas këtyre rasteve të njëpasnjëshme, në minutën e 22-të skuadra gjeti golin, mirëpo i njëjti u anulua pas asistimit të VAR. Deri në një vendim të këtillë arbitri kryesor Benjamin Qerimi duheshe të pres disa minuta, që në fund të anulojë autogolin e Arlind Alitit.
Besmir Bojku ishte i rradhës që tentoi të shënojë me një goditje nga distanca, derisa në minutën e 30-të regjistruam momentin më të bukur të ndeshjes, kur Hristijan Maleski mjaft mirë u lirua nga dy kundërshtarë, për të arritur që të godas, mirëpo portieri kundërshtarë Siljanovski me një intervenim të shkëlqyer ndaloi festën e sulmuesit tonë.
Pas gjithë këtyre tentativave të pasuksesshme nga ana e dyshes sulmuese Radeski-Maleski, në minutën e 32-të në skenë doli mbrojtësi Edison Kola, i cili tentoi me kokë pas harkimit të Shabanit në zonë, mirëpo pa arritur që të gjej kuadrantin e golit kundërshtarë.
Minutat e fundit sërish ishin të rezervuara për sulmuesin Maleski, që fillimisht qëlloi vetëm pjesën e jashtme të rrjetës, derisa në minutat shtesë të majtën e tij nga brendia e zonës u ndal nga mbrojtësi kundërshtarë, Dardhishta.
Përkundër gjithë këtyre rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Megjithatë nuk ishte ashtu në pjesën e dytë, që doli të jetë shumë efikase, me plotë 6 gola të shënuar në rrjetën e KF Arsimit.
Goli i parë erdhi pas 12 minutave lojë, kur Marjan Radeski me një goditje të fortë nga distanca arriti që të shënojë për 1:0. Pasimin final deri te Radeski, e kishte bërë Besmir Bojku.
Në minutën e 60-të në skenë doli kapiteni Bunjamin Shabani, i cili pasi me mjaft mjeshtëri e nxorri nga loja futbollistin kundërshtarë, Xhemaili, në momentin e goditjes së topit në drejtim të portës së Siljanovskit, i njëjti u ndal nga mbrojtësi Gueye, që shpëtoi në këtë rast portën e tij. Në minutën e 63-të arbitri kryesor Benjamin Qerimi pas një starti të futbollistit të KF Arsimit, Mislimi ndaj Altin Alijit, e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga loja.
Memetriza Hamza tentoi nga goditja e lirë, mirëpo pa shumë rrezik për portierin Siljanovski, që ishte në vendin e duhur.
Në minutën e 67-të Struga Trim Lum shënoi golin e dytë, e ku në qendër të vëmendjes ishte Hamza, që me mjaft mjeshtëri fillimisht u lirua nga kundërshtari i tij, që më pas me një harkim mjaft preciz para portës të gjejë sulmuesin Radeski, që nuk e kishte të vështirë të shënojë për 2:0.
Nuk vonoi shumë dhe në minutë e 70-të regjistrojmë edhe golin e tretë, me autorë Altin Aliji. Pasi pranoi një top në zonën kundërshtare, me një lëvizje shumë të mençur nxorri nga loja Ardit Iljazin, që më pas me një goditje precize me të majtën e tij të shënoj në këndin e pambrojtur të Siljanovskit.
Në minutën e 74-të kapiteni Shabani udhëhoqi një aksion të shpejtë në drejtim të portës kundërshtare, për të pasuar për sulmuesin Agamah, i cili me të majtën e tij nuk arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë, që këtë herë doli fitues.
Shabani udhëhoqi edhe aksionin e rradhës, mirëpo këtë herë duke zgjedhur në sulm Radeskin, që kishte ditën e tij dhe me një goditje të fuqishme nga brendia e zonës në minutën e 75-të shënoi edhe golin e tretë personal dhe të katërtin për Struga Trim Lum.
Në aksionin e rradhës, Agamah pasi fitoi një duel para zonës kundërshtare pati një mundësi shumë të mirë për të shënuar edhe golin e 5-të në rrjetën e mysafirëve, mirëpo të majtën e tij e mbrojti Siljanovski, që më pas në vazhdim të aksionit, Shabani të mos arrijë të kurorëzoj paraqitjen e tij të mirë me gol në rrjetën e mysafirëve.
Aksionet e futbollistëve tanë vazhdonin pa ndërprerë, teksa në minutën e 77-të, Agamah u shfaq sërish i rrezikshëm para portës kundërshtare, mirëpo e majta e tij përfundoi mbi portë.
Sulmuesi francez pasi në tre tentativa nuk arriti të shënoj në minutën e 80-të vendosi që të luaj rolin e asistuesit, ndërsa këtë e bërë mjaft mirë, duke pasuar brenda zonës për Florian Roçin, që me të majtën e tij shënoi golin e 5-të në rrjetën e mysfairëve.
Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar nga ana e futbolllistëve tanë, pasi në minutën e 88-të, kapiteni ynë Bunjamin Shabani paraqitjen e tij të shkëlqyeshme e kurorëzoi me gol, kur me një goditje nga distanca edhe për herë të gjashtë arriti që të mposhtë portierin Siljanovski.
5 FITORE NGA PO AQ NDESHJE, PA ASNJË GOL TË PRANUAR NË NDESHJET SI VENDAS
Fitorja e sotme kundër KF Arsimit ishte e 5-ta nga po aq ndeshje të zhvilluara në terren vendas. Mbi të gjitha që të gjitha fitoret i kemi arritur duke mos pranuar asnjë gol. Fitorja 6:0 kundër KF Arsimit ishte më e thella deri më tani këtë edicion, derisa paraprakisht kishim mundur Sileksin (1:0), Bregallnicën (4:0), Vardarin (1:0) dhe Shkëndijën e Haraçinës (3:0).
LPFMV, Java 8 | Struga Trim Lum – KF Arsimi 6:0
Autorë të golave: Marjan Radeski 57’, 66’, 75’, A. Aliji 69’, F. Roçi 80’, B. Shabani 88’
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 500
Arbitër kryesor: Benjamin Qerimi
Kartonë të verdhë: L. Diako,
FORMACIONI:
V. Vasilev, A. Roçi (A. Zendeli 58’), E. Kola, P. Fall, A. Aliji (A. Demiri 70’), B. Bojku, L. Diako (L. Rama 78’), M. Hamza, B. Shabani, H. Maleski (H. Agamah 70’), M. Radeski (F. Roçi 78’);
Trajner: B. Shkëmbi;


















