Një pjesë e parë jo edhe aq e dominuar, mirëpo e dyta në tërësi foli për skuadrën tonë. Madje sipas trajnerit Shpëtim Duro, në fund të takimit rezultati mund të ishte edhe më i thellë në rast se ishim më sy hapur para portës kundërshtare.
“Sigurisht që objektivi ishte fitorja në këto momente, por duke ju referuar lojës, sigurisht shënuam shumë shpejtë, në pjesën e parë patëm ca probleme, por në pjesën e dytë me gjithë ato gjëra që bëmë kam mendimin që dominuam totalisht nuk i lam hapësirë kundërshtarit në asnjë moment dhe në fund mund të them se rezultati mund të ishte edhe më i thellë.” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili dje udhëhoqi skuadrën tonë për herë të 8-të, duke regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime.