Opinioni i Suhel Muharemi-t në prag të sfidës me Skopjen

Pas fitores së madhe në mesjavë ndaj Sileksit dhe kualifikimit në finalen e madhe të Kupës për herë të parë në historikun tonë 8-vjeçar, të dielën na pret një përballje tjetër e rëndësishme, këtë herë në kampionat, ku do të përballemi me Skopjen.

Opinionin e tij në prag të këtij takimi që do ta zhvillojmë në Shkup, e ka dhënë sulmuesi Suhel Muharremi, i cili beson se nëse gjithë ekipi zbaton në përpikshmëri urdhërat e trajnerit Duro, atëherë do ta kenë më të lehtë për të besuar tek fitorja.

Të dielën na pret një ndeshje e vështirë në transfertën në Shkup ndaj Skopjes. Edhe pse kjo skuadër për momentin ndodhet në pjesën e rrezikshme të tabelës së klasifikimit, kjo nuk është pasqyra reale sipas meje, pasi kjo skuadër një gjë të tillë dëshmoi edhe në ndeshjen e xhiros së kaluar kur mundi FC Shkupin në Çair. Pikërisht fitorja e tyre na ka mobilizuar më shumë si skuadër, ndaj dhe këtë javë kemi punuar më shumë në aspektin taktizues. Nëse realizojmë urdhërat e trajnerit dhe atë që kemi punuar gjatë javës në stërvitje, besoj se do dalim me një rezultat pozitiv, me të cilin do vazhdonim të jemi komod në krye të tabelës së klasifikimit. Duke filluar nga kjo ndeshje, e deri në xhiron e fundit, të gjitha ndeshjet tona janë si finale, pasi kanë shumë peshë dhe histori për ne si skuadër” – u shpreh sulmuesi Suhel Muharremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *