Mexhit Neziri flet për debutimin e tij si dhe ndeshjen me Makedonija GJ.P

Një ndër përforcimet e afatit kalimtarë të dimrit te skuadra e Struga Trim Lum, ishte edhe ai i mbrojtësit Mexhit Neziri. Ky i fundit debutoi në një ndeshje zyrtare me fanellën e skuadrës tonë të dielën kundër Tikveshit, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë në vijën e fundit, ku mjaft mirë arriti që të mbulojë krahun e djathtë.

Neziri pas përfundimit të ndeshjes në një prononcim të dhënë për faqen zyrtare, foli për ndjenjën dhe përshtypjet e tij, ndërsa gjithashtu theksoi se pengu i vetëm ishte që Struga Trim Lum nuk e fitoi ndeshjen në Kavadar.

“Ndeshja me Tikveshin ishte një debutim për mua me fanellën e Struga Trim Lum në një ndeshje zyrtare. Mund të them që përshtypja dhe ndjesia ishte shumë pozitive në atë ndeshje. Jam ndjejë shumë mirë në fushë, ndërsa i vetmi peng ishte që nuk e fituam ndeshjen, përndryshe gjithçka ishte mirë”.

….pason ndeshja me Makedonija GJ.P❓

“Struga Trim Lum ka forcë dhe kualitet për të marrë pikët e plota nga kjo ndeshje që do e zhvillojmë para tifozëve tanë. Për mua dhe disa shokë të tjerë do jetë kjo hera e parë që do luajmë para publikut tonë, ndaj dhe i ftoj që të jenë në numër sa më të madh për të na e lehtësuar punën e tre pikëshit, pasi ky është qëllimi i vetëm. Do bëjmë maksimumin që pikët e plota të mbeten në Strugë dhe shpresoj se në fund të takimit do të festojmë bashkë” – përfundoi Neziri, i cili gjatë afatit kalimtarë të dimrit skuadrës tonë iu bashkua nga rradhët e Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *