Struga Trim Lum – Ak. Pandev 3:1, Java 25 (VIDEO)

Struga Trim Lum në kuadër të javës së 25-të mundi Akademia Pandevin me shifrat 3:1. Që të tre golat skuadra jonë i realizoi në pjesën e parë, kur edhe u vendos çështja e fituesit.

Besart Ibraimi doli të jetë në element, duke realizuar dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një gol tjetër shtoi edhe Suhel Muharremi, që gjithashtu bëri një paraqitje shumë të mirë, duke dhënë  edhe një asist gjatë golit të dytë.

Ndeshjen e rradhës skuadra jonë do ta zhvillojë kundër Sileksit me 05 prill në kuadër të gjysmëfinales së Kupës, derisa me 09 prill do të jemi mysafir të Skopjes në Shkup.

GOLAT MUND TI NDIQNI NË LINKUN NË VIJIM: https://fb.watch/k62XxsIJwU/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *