Struga Trim Lum të dielën në kuadër të javës së 29-të mundi ekipin e Tikveshit me rezultatin 2:0, duke bërë edhe një hap më afër titullit kampion.
Suhel Muharemi shënoi golin e parë vetëm pas 5 minutave lojë, derisa Bunjamin Shabani në minutën e 51-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.
Dhe derisa Shkëndija barazoi pa gola ndaj Sileksit në Tetovë, avantazhi në krye të tabelës së klasifikimit sërish shkon në 5 pikë plus në favor të ekipit tonë, që tashmë numëron 56 pikë.
Ndeshjen e rradhës e zhvillojmë me 30 prill në Shtip kundër Bregallnicës.
Java 29, 26.04.2023 STRUGA TRIM LUM – TIKVESHI 2:0 Suhel MUHAREMI 5’ Bunjamin SHABANI 51’ |
Formacioni i skuadrës: XI startuese: Kjoshevki; Neziri, Radiç, Krivanjeva, Maliqi; Bojku, Koçoski, Shabani; Muharemi, Radeski, Ibraimi Banka rezervë: Mirseloski, Kitanovski, Jahja, Tairi, Jusufi, Merxhani, Pengu, Hogan, Maleski, Pere, Kaba |