Shpëtim Duro i kënaqur me punën e skuadrës

Shpëtim Duro morri drejtimin e Struga Trim Lum me 1 mars të këtij viti, ndërsa pauza dy javore për shkak paraqitjes së përfaqësueseve në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, i mundësoi strategut nga Tirana që të jetë më shumë kohë me skuadrën dhe të njeh edhe disa nga futbollistët, të cilëve nuk ju kishte dhënë mundësinë gjatë kësaj periudhe gati një mujore.

63-vjeçari thotë se skuadra është stërvitur mirë dhe se është i kënaqur nga angazhimi i gjithë futbollistëve, derisa miqësorja me Karaormanin, i kishte shërbyer për ti njohur edhe disa nga futbollistët e rinj, që nuk kishin pasur shansin për tu ekspozuar para tij në një ndeshje futbolli.

Sigurisht se ka qenë një periudhë ndërprerje dhe kemi shfrytëzuar në të gjitha aspektet punën me skuadërën si dhe procesin e stërvitjes por njëkohësisht në fundjavë e zhvilluam edhe një ndeshje miqësore. Patjetër, gjendja e skuadrës është e mirë, skuadra ka punuar jashtëzakonisht mirë, madje edhe në ndeshjën miqësore kundër Karaormanit. Përtej rezultatit, pasi për mua është i pa rëndësishëm, por skuadra ishte shumë serioze, provova edhe disa lojtarë që nuk kam pasur mundësi ti aktivizojë, pasi ishte periudhë e shkurtër. Jam shumë i kënaqur nga kjo periudhë, prej kur se jam këtu” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

➖ Ndeshja e rradhës me Ak.Pandev❓

Çdo ndeshje është e vështirë, sepse ka përgjegjësi për arritjen e objektivave, aq më tepër kur përballë kemi kundërshtarë shumë serioz. Një gjë të tillë Ak. Pandev e dëshmoi edhe në dy ndeshjet kundër kampionëve në fuqi të FC Shkupit” – deklaroi Duro.

Ndeshja e së dielës ndaj Ak.Pandev do të jetë e 4-ta për strategun nga Shqipëria në krye të skuadrës tone, ku deri më tani ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *