Shorti i Kupës, në 1/8 e finales do të përballemi me Voska Sport

Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, aty ku edicionin e kaluar për herë të parë në historikun e klubit tonë luajtëm në finalen e madhe.

Pasi në raundin e parë ishim të lirë, goglat në kuadër të 1/8 së finales na e servuan një përballje me rivalin lokal, Voska Sport.

Këtë ndeshje do ta zhvillojmë si mysafir me datë 25 tetor, ndërsa ekipi fitues do të luaj në çerekfinale.

Kujtojmë, po me Voska Sport, të mërkurën (27 shtator) do të zhvillojmë ndeshjen e mbetur të javës së katërt në kampionat. Edhe këtë ndeshje do ta zhvillojmë në rolin e mysafirit në Ohër.