Gardiani Vedran Qoshevski, pa dyshim se është një ndër pikat më të forta te skuadra jonë, derisa një gjë të tillë po dëshmon me sigurinë që ka sjellë në portë. Boshnjaku me pasaportë të Maqedonisë, për faqen zyrtare të klubit tonë, ka folur në prag të sfidës me Skopjen, skuadër kjo që për dallim nga ne, që luftojmë për titull, e njëjta po lufton për mbijetesë.
Megjithatë një gjë e tillë nuk duhet të na gënjej, thotë Qoshevski, që beson se në fund skuadra do të arrijë qëllimin.
“Kemi kualitet dhe atmosferë të mirë në skuadër. Të gatshëm presim ndeshjen e së dielës kundër Skopjes, e cila me siguri se nuk do të jetë e lehtë aspak për ne, kur kemi parasysh se kundërshtari ynë luan shumë mirë si vendas. Neve respektojmë këtë skuadër, pavarësisht pozitave në të cilat ndodhet, mirëpo duhet potencuar se edhe neve kemi objektivat tona, për të cilat do të luftojmë deri në fund, ku shpresojmë që edhe t’ia arrijmë qëllimit” – deklaroi gardiani i portës sonë, Vedran Qoshevski.