Pas fillimit të mbarë edhe në kampionat, ku regjistruam fitore të pastërt 2:0 ndaj Gostivarit, sërish vazhdojmë aventurën europiane, këtë herë në kuadër të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kundërshtarë i rradhës është skuadra e Swift Hesperange nga Luksemburgu. Ndeshjen e parë e zhvillojmë në terren vendas me datë 10 gusht (e enjte), ndërsa me këtë rast informojmë të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në të njëjtën, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën info@fcstruga.com
Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 15:00 të datës 09.08.2023 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me vete të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.
KONFERENCA PËR SHTYP
Ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp do të mbahet një ditë para ndeshjes (e mërkurë – 09.08) në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë me fillim në ora 18:00, ndërsa vetëm 20 minuta më pas ekipi në stadiumin e Qendrës stëvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare.
Akreditimet secili prej jush do të mund ti merr me prezencën e tij fizike para fillimit të Konferencës për shtyp. Gjithashtu ju njohim se Konferencë për shtyp do të ketë edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Ju falemenderit paraprakisht për bashkëpunimin.