Sileksi është kundërshtari ynë i rradhës. Ndeshja e sotme kundër skuadrës nga Kratova i takon javës së 31-të, ndërsa është kjo finalja e parë nga tre të fundit ku do të kërkojmë që të vulosim titullin e parë kampion.
Skuadra nga Kratova njihet për lojën defanzive që e aprovon, sidomos në ndeshjet në transfertë, ndaj dhe mbrojtësi Mexhit Neziri, kërkon kujdes shumë nga bashkëlojtarët.
“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, me një kundërshtarë shumë serioz, siç është Sileksi. Ekip i rëndë, veçanërisht të vendosur shumë mirë në fazën defanzive. Do na duhet shumë mund dhe punë për të arritur deri tek fitorja. Ndeshja e sotme për ne si skuadër pa dyshim se është një ndër më të rëndësishmet, pasi matematikat thonë që mund të kurorëzohemi me titullin e kampionit që sot, mirëpo e jona është që të kryejmë punën tonë në terrenin e gjelbër, ku shpresojmë të jemi në nivelin e duhur. Nëse ndodh kjo që them, atëherë besoj tek rezultati i shumëdëshiruar” – u shpreh mbrojtësi Mexhit Neziri, i cili te skuadra jonë po zhvillon vetëm sezonin e parë.
Ndeshja Struga Trim Lum – Sileksi do të luhet në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 17:00.