Kundërshtarët e mundshëm të Struga Trim Lum në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës

Pas pak në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për ndeshjet e “play-off” në Ligën e Konferencës, aty ku mund të gjindet edhe skuadra jonë e Struga Trim Lum, gjithnjë nëse në turin e tretë eliminatorë do eliminonim skuadrën e Swift Hesperange nga Luksemburgu.

UEFA ka bërë edhe ndarjen e vazove dhe rivalëve të mundshëm, kështu që ekipi ynë në fazën “play-off” mund të luaj me një nga skuadrat humbëse nga duelet: Zrinjski (B e H)-Breidablik (Islandë), Karabah (Azerbejxhan)-Helsinki (Finlandë) dhe Astana (Kazakistan)-Ludogorets (Bullgari).