Sileksi është kundërshtari ynë i rradhës në kampionat, aty ku jemi shumë pranë për të shkruar historinë. Atmosfera në klub është e shkëlqyer, ndaj dhe të gjithë në skuadër me shumë pozitivitet presim këtë përballje.
Në 3 përballjet zyrtare të këtij edicioni kemi dalë fitues ndaj Sileksit, të cilën skuadër e eliminuam edhe në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës, ndërsa shpresojmë në një efekt të qindtpërqindtë edhe pas ndeshjes së nesërme.
“Edhe ndaj Sileksit, ashtu si edhe ndaj çdo kundërshtari tjetër futemi për të fituar ndeshjen. Shpresojmë në epilogun më të mirë të kësaj xhiroje. Atmosfera në klub është e shkëlqyer dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, për një kundërshtar serioz siç është Sileksi” – deklaroi Valentin Koçoski.
Titulli kampion…
“Neve ndeshjet i marrim një nga një, të kalojmë Sileksin, kjo është detyra jonë. Neve shohim vetëm ndeshjet tona, nëse do të ndodhte që të na konvenonte edhe rezultati nga ndeshja në Çair, një gjë e tillë do të ishte e mirëseardhur, pasi do festonim që nesër bashkë me tifozët tanë, që shpresoj të jenë në numër sa më të madh për të na përkrahur drejt qëllimit të përbashkët që kemi” – u shpreh Valentin Koçoski, i cili gjatë këtij edicioni ka realizuar vetëm një gol, edhe atë në transfertën ndaj Tikveshit në Kavadar në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.
Ndryshe Koçoski gjatë këtij edicioni ëshët paraqitur në gjithsej 25 ndeshje, duke qëndruar në fushë për plotë 1274 minuta.