Flamur Tairi flet për barazimin e djeshëm ndaj Skopjes

Doli të jetë një ndeshje e fortë dhe shumë e luftuar, ndeshja e djeshme kundër Skopjes, në të cilën skuadra jonë morri vetëm një barazim 1:1. Sipas kapitenit Tairi, goli i pranuar në minutën e 87-të, mund të evitohej, mirëpo në futboll ndodhin këto gjëra dhe se tashmë skuadra duhet të sheh përpara.

Pritej të jetë një ndeshje e fortë, ashtu edhe rezultoi, ishte një ndeshje me shumë luftë nga të dyja palët. E hapëm ndeshjen me një gol të hershëm dhe e menaxhuam mirë lojën deri në minutën e 87-të, kur edhe pësuam golin e barazimit, që mund edhe të ishte evituar” – u shpreh kapiteni, Flamur Tairi.

Kundërshtari i rradhës, Pobeda…?

Fundjavën që vjen na pret një ndeshje me Pobedën. Duhet ti marrim ndeshjet me rradhë, nuk kemi hapësirë për të nënvlerësuar asnjë skuadër. Besoj se do punojmë fortë dhe të arrijmë qëllimin dhe objektivin, që është titulli kampion. Gjithçka varet nga vetja jonë, neve vendosim për fatin tonë” – deklaroi Tairi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *