Fitore e madhe me përmbysje ndaj Shkëndijës

Pavarësisht disavantazhit që kishim, djelmoshat tanë treguan shumë pjekuri, e mbi të gjitha cilësi, duke përmbysur rezultatin dhe duke regjistruar në fund fitore 2:1 ndaj Shkëndijës….

Fitore spektakolare në takimin e sotëm ndaj Shkëndijës, një prej skuadrave pretendente për titullin e kampionit.

2:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi shumë të luftuar deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit kryesor Pileshkov, i cili tregoi plotë 13 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Ndeshja nisi me matjen e forcave, ndërsa duke kaluar minutat, vërehej një dominim i lehtë i skuadrës tonë, e që shumë lehtë mund të ndodhte që në 5 minutat e fundit të pjesës së parë të shënojë edhe golin e avantazhit.

Besart ishte ai i cili në minutën e 40-të tentoi nga gjuajtja e lirë, duke rrezikuar dukshëm portierin Taleski, derisa në vazhdim të aksionit edhe Vangjel Zguro tentoi të shënojë, mirëpo në tentativën e dytë portieri mysafir kishte edhe ndihmën e mbrojtësit Adili, që pastroi rrezikun.

Rastin e fundit gjatë pjesës së parë e kishte Edis Maliqi, i cili goditi një top fluturimthi, që përfundoi në duart e portierit kundërshtarë, Taleski.

Pasi rrjetat pushuan gjatë pjesës së parë, e dyta nisi me zëvendësime nga të dyja anët, teksa Shpëtim Duro vendosi që në lojë të inkuadrojë sulmuesin Bassirou Compaore në vend të Hristijan Georgievskit.

Ky i fundit i dha një krah sulmit, që tashmë ishte edhe më i rrezikshëm, ndërsa i pari që tentoi të shënojë në këtë pjesë, ishte Zguro, i cili me të majtën e tij qëlloi edhe kuadrantin, mirëpo nga vija fatale gol të sigurtë shpëtoi Mevlan Adili.

Në anën tjetër mysafirët nga Tetova përfituan një penalti në minutën e 53-të, të cilën në gol e shndërroi Endrit Krasniqi.

Këtij goli shumë lehtë mund të ndodhte që ti kundërpërgjigjej Ibraimi, mirëpo goditjen e tij nga gjuajtja e lirë në minutën e 56-të, portieri mysafir e devijoi në rivënie nga këndi.

Në minutën e 62-të, mysafirët mbetën me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Erald Çinarit. Epërsia numerike në fushë, bëri që skuadra jonë të sulmonte edhe më shumë, madje me aksione konkrete, nga të cilët arritëm që të shënojmë dy herë dhe të përmbysim rezultatin.

Hogan Ukpa me një goditje nga distanca në minutën e 72-të, paralajmëroi golin që erdhi vetëm një minutë më pas, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë rezervisti, Compaore. Ky i fundit përfitoi nga një top i devijuar aty brenda zonës kundërshtare dhe nuk fali, duke shënuar golin e dytë personal në tre ndeshjet e tij të fundit. 1:1 në ato momente dhe festa shpërtheu në tribuna, aty ku në minutën e 75-të, ndodhi një errupcion i vërtetë pas golit të dytë të shënuar nga Marjan Radeski.

Super Zguro nga e majta gjeti si me dorë brenda zonës Radeskin, i cili me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Taleskit.

Edhe pas këtij goli, futbollistët tanë nuk u ndalën duke kërkuar sërish golin kundërshtarë, derisa shumë pak mungoi që Ibraimi në minutën e 83-të, të shënonte golin e parë personal dhe të tretin për skuadrën tonë.

Kur të gjithë menduan se Ibraimi do të harkoj në zonë nga gjuajtja e lirë, ai nga një pozitë jo edhe aq e volitshme vendosi në mjaft vështirësi sërish Taleskin, i cili me një intervenim të shkëlqyer nuk lejoi që të mposhtet edhe për herë të tretë në këtë ndeshje.

Në fund fitore 2:1, që vlen 3 pikë të mëdha për skuadrën e Struga Trim Lum, që pas 13 xhirove numëron 27 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se liderët e FC Shkupit.

Ndeshjen e rradhës, atë të javës së 14-të, skuadra jonë do ta zhvillojë në transfertë kundër AP Brera nga Strumica.

________________________________________________________________________________________________________________

LPFMV | Java 13

05.11.2023

Stadiumi i qytetit në Strugës

Shikues: 2000

STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 2 : 1

B. Compaore 73’, M. Radeski 75’ – E. Krasniqi 54’ pen.

Kartonë të verdhë:

Struga Trim Lum:

B. Ibraimi, H.Ukpa, M.Radeski, E.Maliqi

Shkëndija:

M.Maksimov, B.Dita, E. Çinari, D. Taleski

Kartonë të kuq:

E. Çinari 62’  (dy kartonë të verdhë)

________________________________________________________________________________________________________________

Arbitër Kryesor: Krumisllav Gjorgiev (Shtip)

Ndihmës i parë: Petar Novaçev (Veles)

Ndihmës i dytë: Robert Crvenov(Veles)

Arbitër i katërt: Bobi Veliçkov (Veles)

________________________________________________________________________________________________________________

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: Kitanovski, E. Maliqi, M. Neziri, B. Krivanjeva, V. Zguro; H.Georgievski, A. Kasami, H. Ukpa, M. Radeski, B. Ibraimi, M. Mazrekaj;

SHKËNDIJA: D. Taleski, Maksimov, Limani, Adili, Cake, Totre, Dita, Çinari, Krasniq, Shala, Aganspahiç