Të nderuar tifoz të Struga Trim Lum, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në adresë të klubit tonë me rastin e titullit kampion, kanë arritur disa telegrame urimi, edhe atë nga institucione, por edhe klube që kanë peshë shumë, shumë të madhe në futbollin europian.
Është një nder jashtëzakonisht i madh që neve si klub të pranojmë një urim nga presidenti i Federatës së Futbollit Botëror (FIFA), Xhiani Infantino, por gjithashtu edhe nga njëri prej personave më të fuqishëm në futbollin europian, Nasser Al-Khelaifi, i cili aktualisht është president i Shoqatës së Klubeve Evropiane.
Kujtojmë, Al-Khelaifi, gjithashtu luan edhe rolin e Presidentit të Paris Sen Zhermen, ndërsa i njëjti në letrën e tij drejtuar presidentit tonë, Arbtrim QYRA, kishte shkruar:
“Shpresoj dhe besoj se jeni mirë. Doja të shfrytëzoj rastin për t’ju ofruar urimet e mia të sinqerta për ju dhe FC Struga Trim Lum për fitimin e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. Udhëheqja e klubit drejt titullit të parë të ligës është një arritje e jashtëzakonshme që do të mbahet mend për vitet në vijim në vendin tuaj. Ju përgëzoj përsëri dhe ju uroj më të mirën në përgatitjet tuaja përpara sezonit të ri”.
Telegram urimi edhe nga një prej klubeve më të trofeshme në Europë, Milani.
Të pranosh një urim nga 7 herë fituesit e Ligës së Kampionëve, kompeticion në të cilin këtë vit për herë të parë në histori do të garojmë edhe neve, është vërtetë motiv shtesë për gjithë ekipin tonë që të japim gjithçka nga vetja dhe të paraqitemi sa më denjësisht në Europë.
Faleminderit dhe shumë respekt nga FC Struga Trim Lum dhe familja Qyra.