Opinioni i trajnerit Shpëtim Duro pas fitores ndaj Rabotniçkit në Shkup

Fitore minimale, por shumë e rëndësishme ishte fitorja e sotme në Shkup përballë Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër në fund triumfuam me rezultatin 1:0. Autor i golit të vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, ishte Hristijan Maleski, i cili edhe sot që nga minuta e parë morri besimin e trajnerit Shpëtim Duro, i cili pas përfundimit të ndeshjes u shpreh: “Patjetër, ishte një fitore shumë e rëndësishme, por dua të them që ne duhet të shikojmë  ndeshjet tona. Është shumë e rëndësishme të marrim maksimumin duke mos parë rivalët direkt, edhe pse patjetër që është pozitiv barazimi i rivalit direkt që është skuadra e FC Shkupit”.

Fitorja e sotme ishte e 13-ta sezonale, pas së cilës tashmë numërojmë 46 pikë, duke udhëhequr renditjen tabelare para FC Shkupit, që ka 42 pikë.