Super Kamberi, shënon super gol në debutimin e tij me ekipin shpresa të Maqedonisë

Mesfushori i Struga Trim Lum, Bekim Kamberi, doli të jetë protagonistë në debutimin e tij me fanellën e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë. Mesfushori ynë shënoi golin e dytë, që bëri dallimin në fitoren 2:1 kundër Moldavisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2025”…

Seleksionuesi i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski, si duket nuk ka gabuar aspak, kur kishte vendosur që në skuadrën e tij të ftoj edhe futbollistin tonë, Bekim Kamberi.

Ky i fundit ftesës së parë te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, iu kundëpërgjigjë në mënyrën më të mirë, duke shënuar një super gol që në debutim.

Kamberi ynë shënoi golin e dytë në fitoren 2:1 ndaj Moldavisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2025, që do të mbahet në Sllovaki.

Përveç Kamberit, pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë në takimin e sotëm kundër Moldavisë, ishte edhe Shaban Zenku, mirëpo i njëjti nuk u inkuadrua në lojë.

Që të dy vazhdojnë të jenë bashkë me ekipin përfaqësues U21, me të cilën skuadër do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë, aty ku me datë 15 tetor do të zhvillojnë edhe ndeshjen e fundit eliminatore në kuadër të grupit “C”, ku deri më tani shpresat e futbollit të vendit tonë kanë regjistruar 4 fitore dhe 5 disfata, duke u renditur në pozitën e katërt, nga gjithsej 6 ekipe kombëtare.