Sulmuesi ynë, Hristijan Maleski është ftuar nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për dy ndeshjet kontrolluese të qershorit, që Maqedonia U21 do ti zhvillojë kundër Armenisë dhe Maltës.
Kanatllarovski duke vlerësuar paraqitjet e fundit dhe formën që gëzon lojtari ynë, ka dërguar ftesë në adresë të Struga Trim Lum për të liruar Maleskin, që të bashkohet me ekipin shpresa për këto dy ndeshje, që në program janë me datë 15, gjegjësisht me 20 qershor.
Kujtojmë, Maleski edicionin më të suksesshëm në historikun tonë, 2022/23, në të cilin u shpallëm kampion, e mbylli me 7 gola të shënuar.