SOT MOS MUNGO, EJA EDHE TI…

Sot në kuadër të javës së 31-të në terren vendas do të mirëpresim Sileksin, në një nga takimet më të rëndësishme dhe më përcaktuese të sezonit.

Ndeshje të shumta, dhe emocione të pafundme kishim brenda këtij sezoni, i cili mund të rezultojë si më i suksesshmi në historikun e skuadrës tonë, të themeluar vetëm në vitin 2015-të.

Para vetes kemi edhe 3 finale kampionale, secila më e rëndësishme se tjetra. Ne besojmë se duke filluar nga dita e sotme, treni ynë fuqishëm do vazhdojë deri në stacionin e fundit, arritjen e objektivit.

Të dashur strugan e në veçanti ju tifoz të Struga Trim Lum, sot ju duhet të jeni aty, në tribunën buzë liqenit dhe të bëheni forca e motivi shtesë i skuadrës.

Në një ndeshje si ajo e sotmja, ku mund edhe të vendoset titulli kampion, nuk ka se si të mungohet, sepse rëndësia është e madhe.

Ju mirëpresim, me besimin e përbashkët për të rrugëtuar sigurtë drejt objektivave tona!

Struga Trim Lum, krenaria e qytetit…