Futbollistët e Struga Trim Lum janë rikthyer në stërvitje pasditën e sotme, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore pas dy ditëve të lira të dhëna nga trajneri Shpëtim Duro. Duke pasur parasysh se tashmë pason një pauzë dy javore, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Europianin e vitit 2024, trajneri Duro do të ketë në disponim më shumë kohë për tu marrë me skuadrën, të cilën e morri ta udhëheq vetëm nga data 1 mars.
Skuadra këtë fundjavë do të jetë e lirë, pa angazhime në kampionat, derisa përballja e ardhshme e Struga Trim Lum në program është me datë 02 prill kundër Akademia Pandevit.
Në ndërkohë, Duro ka kërkuar që skuadra e tij të zhvillojë një miqësore në këtë periudhë pushimi, me qëllim që të provoj edhe disa prej futbollistëve që nuk pati mundësi në vetëm 3 ndeshje sa udhëhoqi skuadrën, ku regjitsroi dy fitore dhe një barazim.