Profesor Duro flet për titullin kampion vjeshte, arenën ndërkombëtare dhe rivalët për titull

Struga Trim Lum nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, arriti që të shpallet kampione e vjeshtës në elitën e futbollit vendor, duke lënë pas vetes FC Shkupin dhe Shkëndijën. Është ky një sukses tjetër i jashtëzakonshëm i ekipit tonë nën drejtimin e strategut nga Tirana, me të cilin gjatë verës kishim një aventurë shumë të bukur europiane, ku arritëm deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Për gjithë këto suksese si dhe shumë detaje tjera, neve zhvilluam një intervistë me vetë trajnerin Duro:

  • Edhe përkundër orarit të ngjeshur dhe ndeshjeve ndërkombëtare, ku neve shkruajtëm historinë, duke arritur deri në fazën “play-off”, Struga Trim Lum në fund përsëriti suksesin e edicionit të kaluar, duke dalë kampion vjeshte. Si i’a arritët dhe si i motivuat futbollistët?

    “Titull simbolik, por nga ana psikologjike ndikon pozitivisht për pjesën e mbetur të kampionatit. Skuadra jonë treguesit teknik i ka shumë më mirë se FC Shkupi dhe Shkëndija. Kjo tregon që me meritë jemi në vendin e parë gjatë stinorit vjeshtor, ku kemi zhvilluar gjithsej 27 ndeshje.”

    • Patëm një sezon të shkëlqyeshëm do të kisha thënë, si në Europë, poashtu edhe në kampionat, mbase këtu do kishim bërë më mirë, ndoshta mos të ishte orari shumë i stërngarkuar. Cilën ndeshje europiane do ta veçonit, por gjithashtu edhe atë në kampionatin vendor?

    “Të gjitha ndeshjet kanë rëndësinë e vetë dhe në të gjitha duhet luftuar shumë për të marrë pikët. Megjithatë do të doja të veçoja fitoren me Shkëndijën në kampionat, ku mund të them se luajtëm me gjysmën e formacionit. Sa u përket ndeshjeve europiane, mendoj se në të gjitha neve si skuadër kemi qenë në nivelin e duhur. Merak më ka ngelur ndeshja me islandezët, që në mënyrë të papërgjegjshme na u vu kusht që dy ditë para kësaj ndeshje të luanim, atë ndeshje kampionale me AP Brera. Mendoj se po të ishim më të freskët në atë ndeshje, do kalonim më ndryshe. Mirëpo edhe përkundër eliminimit në fazën ‘play-off’, mendoj se Struga Trim Lum me paraqitjet që dha në skenën europiane, bëri krenar futbollin e Maqedonisë.

    • Shkupi dhe Shkëndija sërish shihen si rival, ku është përparësia e jonë ndaj këtyre klubeve?

    “Mendoj se po. Pikërisht FC Shkupi dhe Shkëndija pritet të jenë rivalët tanë për titullin e kampionit. Në pjesën e parë të sezonit, ata nuk shfrytëzuan ngarkesën e ndeshjeve tona, duke bërë që neve sërish të jemi të parët. Shpresoj ta mbyllim në atë pozitë, për të cilën deri në fund do të pretendojnë edhe FC Shkupi dhe Shkëndija. Pra pritet të kemi një betejë treshe për titullin e kampionit.”

    • A do të ketë ndërhyrje në formacion. Mund të ketë dalje dhe prurje të reja?

    “Përforcime të reja në skuadër….për momentin nuk e kemi menduar atë, mirëpo nëse dikush largohet, atëherë patjetër se do e zëvendësojmë mungesën e tyre.”

    • E veçanta e stinorit vjeshtorë?

    “E veçanta e kësaj faze është aktivizimi i tre futbollistëve të rinj me mjaft perspektivë dhe personalitet, Hadis Tairit, Hristijan Georgievskit dhe Bekim Kamberit. Që të tre i dhanë laramani skuadrës dhe dëshmuan se jo më kot unë besova tek këta të rinj, të cilët në anën tjetër më shpërblenë me asiste dhe gola.”

    Me Shpëtim Duron në krye pjesën e parë të sezonit e mbyllëm me 13 fitore dhe 5 disfata, duke grumbulluar 39 pikë, mjaftueshëm për vendin e parë. Ndryshe, Duro skuadrën tonë e ka udhëhequr në gjithsej 40 ndeshje mes kampionatit, Europës dhe Kupës, duke regjistruar 26 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata, pa përfshirë këtu disfatat që erdhën përmes ruletit të penaltive në finalen e Kupës të edicionit të kaluar kundër Makedonija GJ.P, dhe ndeshjen e 1/8 së finales të këtij edicioni nga Voska Sport.