Pressi para duelit me Hesperange të mërkurën në ora 14:00

FC Struga Trim Lum njofton mediat se konferenca për shtyp para duelit me Swift Hesperange nga Luksemburgu në eliminatoret e UEFA Europa Conference League do të zhvillohet të mërkurën (09.08.2023) në orën 14:00 në “Hotel Park”, pranë stadiumit “Todor Proeski” në Shkup.

Edhe pse paraprakisht njoftuam se konferenca për shtyp do të mbahej në orën 18:00, për shkaqe objektive kemi ndryshuar orën dhe vendin e zhvillimit të së njejtës.

Kështu konferenca e paralajmëruar fillimisht për në ora 18:00 ditën e mërkurë (09.08) në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do të mbahet me të njëjtën datë, mirëpo me fillim në ora 14:00 dhe në hapsirat e “Hotel Park”, pranë stadiumit “Todor Proeski” në Shkup.

Për këtë ndryshim do të jeni të informuar edhe përmes “email-eve” që keni dërguar në adresën info@fcstruga.com.

FC Struga Trim Lum të enjten (10.08.2023) përballet me Swift Hesperange nga Luksemburgu në xhiron e tretë të eliminatoreve të UEFA Europa Conference League, në takimin që do të luhet në terrenin kryesor të kompleksit të FFM-së me fillim në orën 17:00.

Ju falemenderit për mirëkuptimin!