PRAG NDESHJA | STRUGA TRIM LUM – TIKVESH

Xhiroja e 6-të na sjellë përballjen me Tikveshin. Kjo ndeshje vjen në një moment jo të mirë për skuadrën tonë, kjo shkaku i udhëtimit të gjatë drejt Islandës, por edhe problemeve që na u shfaqën me rikthimin në vendin tonë, ku për shkak motit të keq, skuadra vetëm dje është rikthyer në Strugë….

Neve sot do të pretendojmë fitoren e dytë në një ndeshje kampionale në shtëpi, pasi skuadra e Shpëtim Duros do të synojë të rikthehet fuqishëm pas eliminimit të dhimbshëm nga garat europiane, aty ku Struga Trim Lum shkroi histori, duke arritur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Kundërshtarë i yni në takimin e sotëm, është ekipi i Tikveshit nga Kavadari, që bëri një start shumë të mirë të sezonit, duke lidhur dy fitore të njëpasnjëshme ndaj Makedonija GJ.P në shtëpi dhe ndaj Gostivarit në transfertë, mirëpo që në Strugë vjen pas një serie prej 3 ndeshjeve pa fitore.

FAKTE DHE STATISTIKA

Ne kemi fituar dy nga tre ndeshjet e fundit si vendas kundër Tikveshit, përfshirë këtu dy fitoret e fundit gjatë edicionit të kaluar. Takimi i sotëm kundër Tikveshit, do të jetë vetëm i 7-ti në historinë e ndeshjeve në Ligën e Parë.

Dy fitore për skuadrën tonë, një për kundërshtarin, derisa 3 ndeshje janë mbyllur me barazim.

Edicionin e kaluar ishim superior ndaj tyre në ndeshjet si vendas, duke regjistruar dy fitore identike 2:0, derisa në Kavadar kishim barazuar 1:1. Besart Ibraimi kishte shënuar në të dyja fitoret e skuadrës tonë, derisa golin e barazimit në atë ndeshje në Kavadar, e kishte realizuar Koçoski.

Disfatën e vetme nga Tikveshi e kemi pësuar prillin e vitit të kaluar, kur ishim mundur me shifrat 2:0. Një prej autorëve të golave në atë ndeshje ishte Ediz Spahiu, i cili është rikthyer sërish për të luajtur me Tikveshin, pas aventurës së shkurtër që pati me Gostivarin.

STRUGA TRIM LUM VETËM DJE U RIKTHYE NË STRUGË NGA ISLANDA

Struga Trim Lum ditën e fundit të muajit gusht zhvilloi ndeshjen e kthimit kundër Breidablik nga Islanda, ndeshje kjo e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Skuadra jonë pavarësisht dëshirës së madhe, në fund u eliminua, duke mos prekur dot grupet e këtij kompeticioni. Mirëpo që gjërat të komplikohen edhe më shumë, ndikuan kushtet klimatike që shtyen fluturimin e skuadrës drejt Maqedonisë së veriut. Edhe pse skuadra duheshe të niset orët e para të 2 shtatorit drejt Frankfurtit dhe më pas për të arritur në Strugë, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që pas shumë peripetive dhe lodhjeje, skuadra vetëm dje mbërriti në vendin tonë.

E gjithë kjo vonesë, bëri që neve si skuadër të kërkojmë shtyerjen e ndeshjes për një ditë më vonë, mirëpo nuk hasëm në përgjigje pozitive nga ekipi kundërshtarë.

“Skuadra është e plotë për ndeshje me Tikveshin, mirëpo dihet që pjesa më e madhe e skuadrës ka mbërritur vetëm dje nga një udhëtim tepër i lodhshëm. Kërkuam ta shtyejmë për një ditë ndeshje, por kundërshtari nuk pranoi. Do të sakrifikojmë sot me skuadrën” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili me këtë la që të nëkuptojmë se edhe sot do të taktizojë me formacionin, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen kundër AP Brera.

ZYRTARËT E NDESHJES

Josip Barton do të jetë kryesori i takimit të sotëm kundër Tikveshit, ndërsa dy asistentët e tij të parë do të jenë Darko Jovçevski dhe Aleksandar Gjorgjeski nga Tetova. Rolin e arbitrit të katërt do ta luaj Aleksandar Urosheviq po nga Tetova, derisa delegat i takimit është caktuar, Kronislav Mantaroski.

Barton Josip edicionin e kaluar në Ligën e Parë referoi vetëm një ndeshje, edhe atë pikërisht ndeshjen e skuadrës tonë kundër Akademia Pandev, në të cilën kishim regjistruar fitore 3:1.

NDESHJA

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Tikveshit do të zhvillohet sot me fillim në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Strugë.