Njoftim për press dhe akreditimin e gazetarëve për ndeshjen e “play-off” ndaj Breidablik

Struga Trim Lum ka vazhduar me sukseset e saja në arenën ndërkombëtare, aty ku tashmë kemi arritur deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Pasi në këtë garë arritëm të eliminojmë kampionët e Malit të Zi dhe ata të Luksemburgut, Swift Hesperange, tashmë rradhën e ka skuadra përfaqësuese e Islandës, Breidabllik.

Ndeshjen e parë e zhvillojmë në terren vendas me datë 24 gusht (e enjte), ndërsa me këtë rast informojmë të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në të njëjtën, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën info@fcstruga.com

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 15:00 të datës 23.08.2023 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me vete të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

KONFERENCA PËR SHTYP

Ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp do të mbahet një ditë para ndeshjes (e mërkurë – 23.08) në hapësirat e stadiumit të qytetit në Ohër  me fillim në ora 18:00, ndërsa vetëm 20 minuta më pas ekipi do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare.

Akreditimet secili prej jush do të mund ti merr me prezencën e tij fizike para fillimit të Konferencës për shtyp. Gjithashtu ju njohim se Konferencë për shtyp do të ketë edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ju falemenderit paraprakisht për bashkëpunimin...