Në testin e parë kontrollues të zhvilluar sot në Ohër, pësuam disfatë minimale 2:3 nga Dinamo City…
Struga Trim Lum ka pësuar disfatë 2:3 ndaj Dinamo City në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2026/27. Trajneri Bledi Shkëmbi në këtë ndeshje luajti me dy formacione të ndryshme, duke provuar në lojë plotë 22 lojtar.
Në 45 minutëshin e parë mundësinë patën shumica e futbollistëve të rinj, ndërsa në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan futbollistët më me përvojë, që gjatë edicionit të kaluar kishin më shuma minuta në këmbët e tyre.

Ndeshja nuk paralajmëroi një fund të tillë me disfatë për skuadrën tonë, pasi falë golit të shënuar nga Valentin Koçoski avansuam të parët në këtë ndeshje, teksa mysafirët nga Shqipëria barazuan pak para fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë rezultoi të jetë më efikase, por edhe më interesante sa u përket edhe rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Në saje të një loje të tillë ofenzive të parët ishin “dinamovitët” që shënuan, për të ardhur për herë të parë në avantazh në këtë ndeshje, ndërsa kundërpërgjigjja jonë erdhi me anë të Hristijan Maleskit, që barazoi shifrat në 2:2.
Deri në fund të takimit Dinamo shënoi edhe golin e tretë në rrjetën tonë, që erdhi pas një pakujdesie në repartin e mbrojtjes.
Ndeshjen e rradhës në kuadër të fazës përgatitore, Struga Trim Lum do ta zhvillojë me datë 2 korrik kundër Sileksit.


















