Ndeshja Buduçnost-Struga Trim Lum drejtëpërdrejtë në SuperSport

Të martën Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Buduçnost nga Mali i Zi.

Është kjo një ndër ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës tonë në histori, të cilën gjithë tifozët tanë do të mund ta ndjekin nga shtëpitë e tyre.

Kjo falë “Digitalb SuperSport”, që ka fituar të drejtat për transmetimin e takimit në Podgoricë, ndeshje kjo që në program është të martën.

Ndeshja Buduçnost – Struga Trim Lum do të startojë në ora 21:00 dhe do të transmetohet në “SuperSport 2”.