Miklovan Pere: Të gatshëm presim takimin e sotëm

Ndeshjen me Skopjen do ta marrim si të gjitha ndeshjet tjera. Kështu shprehet mbrojtësi Miklovan Pere, i cili thotë se nuk e shqetëson aspak fitorja e kundërshtarit javën e shkuar në transfertën në Çair ndaj FC Shkupit.

Ndeshjen me Skopjen do e marrim si të gjitha ndeshjet e tjera. E vlerësojmë kundërshtarin dhe në Shkup shkojmë të japim maksimumin si edhe në çdo ndeshje tjetër”.

Fitorja e Skopjes ndaj FC Shkupit a e shqetëson skuadrën❓

Aspak nuk na shqetëson, përkundrazi na tregon që duhet ta vlerësojmë në maksimum skuadrën e Skopjes. Fitorja e tyre xhiron e kaluar ndaj FC Shkupit në Çair, dëshmoi se kjo skuadër ka një skuadër të mirë, pavarësisht pozitës momentale në të cilën ndodhet, ashtu që them se duhet të jemi shumë të përqëndruar, shumë të vëmendshëm në këtë përballje, që do luhet në një fushë të vështirë për lojë”.

Përparësia e Struga Trim Lum në këtë ndeshje….‼️

Përparësia jonë në këtë ndeshje, por edhe në ndeshjet tjera të këtij sezoni, mendoj qëndron te konsolidimi i skuadrës, lufta jonë si dhe dëshira për të fituar dhe për të bërë Strugën krenare dhe pronarët e klubit që vërtetë meritojnë të shpërblehen në fund të kampionatit” – përfundoi intervistën Miklovan Pere, i cili gjatë këtij edicioni me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum ka zhvilluar 18 ndeshje, duke kaluar në terren 738 minuta.