Disfatë minimale 1:0 nga Vardari, në një ndeshje në të cilën fati nuk ishte në anën tonë, sidomos në pjesën e dytë, kur thjesht dominuam ndeshjen…
Një pjesë e parë për tu harruar dhe një pjesë e dytë dominuese nga ana e skuadrës tonë në ndeshjen kundër Vardarit, mirëpo që në fund rezultoi me një disfatë minimale 1:0, të parën këtë edicion nga tashmë kampioni i ri i vendit tonë për sezonin 2025/26.
Vendimtarë në këtë ndeshje, rezultoi goli i minutës së 5-të, i shënuar nga ana e Stefan Cvetkoviç, që shfrytëzoi një pakujdesi të mbrojtjësve tanë.
Pjesa e parë rezultoi e varfër sa u përket rasteve konkrete nga ana e skuadrës tonë. ishte Stefan Jevtoski që provoi të shënoj nga gjuajtja e lirë në minutën e 33-të, ndërsa i njëjti në minutën e 41-të i mundësoi Hristijan Maleskit për të shënuar, mirëpo ky i fundit me kokë goditi vetëm jashtë kuadrantit.
Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bledi Shkëmbi vendosi që në lojë të inkuadrojë sulmuesin Marjan Radeski, në vend të Altin Alijit.
Inkuadrimi në lojë i një ndër sulmuesve më me përvojë në futbollin tonë vendor dhe impakt në lojën e skuadrës tonë, kjo pasi në vijën sulmuese tashmë kishte më shumë hapësirë për goleadorin Hristijan Maleski. Pikërisht ky i fundit në minutën e 69-të kishte rastin më të mirë për të barazuar shifrat, mirëpo goditjen e tij pranë vijës së 16-të metërshit me një intervenim bravuroz e ndali portieri Taleski.
Vetëm dy minuta më vonë Pape Fall nga krahu i majtë lëshoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës mysafire, mirëpo Taleski edhe njëherë tjetër doli në skenë duke bërë një super intervenim, derisa në vazhdim të aksionit, topi arriti deri te këmbët e Maleskit, mirëpo pa mundur ta kontrollojë topin, i njëjti nuk arriti që të shënojë në rrjetën e Vardarit.
Maleski para portës kundërshtare u shfaq i rrezikshëm edhe në minutën e 77-të, mirëpo edhe këtë herë fitues doli portieri,Taleksi.
Tentativën e fundit dhe ndoshta momentin më të bukur të takimit e regjistruam në minutën e 92-të, sërish me aktorë kryesor Maleskin, që këtë herë tentoi të shënojë me gërshërë, mirëpo topi për disa centimetra përfundoi vetëm mbi portë.
NDESHJA E FUNDIT E SEZONIT NË STRUGË
Ndeshja kundër Vardarit ishte e fundit për edicionin 2025/26 në Strugë. Në gjithsej 17 ndeshje, skuadra regjistroi 9 fitore, 2 barazime dhe 6 disfata.
Pavarësisht se tashmë kemi siguruar pozitën e tretë, vlen të theksohet se është ky sezoni, në të cilin kemi pësuar më shumë disfata në ndeshjet si vendas.
NDESHJA E RRADHËS DHE E FUNDIT E SEZONIT 2025/26
Ndeshjen e rradhës, që njëherit është edhe e fundit për edicionin 2025/26 do ta zhvillojmë në transfertën në Gostivar kundër KF Arsimit. Duke pasur parasysh se edhe skuadra nga Çegrani tashmë ka siguruar mbijetesën, në Gostivar pritet të jetë një festë futbolli.
STRUGA TRIM LUM – VARDARI 0:1
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 1500
Arbitër kryesor: Stojançe Stojanov
Kartonë të verdhë:
FORMACIONI:
M. Angeletti, B. Ilievski, A. Roçi, L. Diako, P. Fall, A. Zendeli, A. Aliji (M. Radeski 46’), F. Roçi, S. Jevtoski, B. Shabani, H. Maleski;
Trajner: Bledi Shkëmbi;


















