Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 kundër Skopjes në ndeshjen e dytë të sezonit të ri, ndeshje kjo që u zhvillua në Shkup…
Skopje dhe Struga Trim Lum kanë barazuar 1:1 në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit vendor. Ishim neve që avansuam të parët në këtë ndeshje, madje duke arritur të shënojmë edhe një gol tjetër në pjesën e dytë me anë të kapitenit Bunjamin Shabani, që më pas i njëjti të anulohet për shkak pozitës jashtëloje, derisa në anën tjetër ekipi vendas arriti që të barazojë shifrat me anë të rezervistit, Omar Beroviç.
Struga Trim Lum u kanos që në minutën e 8-të me anë të Memetriza Hamza, mirëpo goditja e tij nga gjuajtja e lirë përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.
Ishte Besmir Bojku ai i cili u kanos pak më vonë, mirëpo pa probleme për portierin vendas Naumovski, i cili reagoi në mënzrë bravuroze edhe në minutën e 32-të, kur ndali goditjen e Hristijan Maleskit.
Naumovski doli fitues edhe në aksionin e rradhës, këtë herë përballë Arbi Voshës.
I fundit që u kanos gjatë 45 minutave të para, ishte Lassana Diako, i cili në minutën e dytë të kohës shtesë tentoi të shënojë me kokë, mirëpo Naumovski edhe njëherë tjetër doli fitues në përballjet ndaj futbollistëve tanë.
Gardiani i vendasve kapituloi në minutën e 55-të, kur më në fund Maleski arriti që ta mposhtë të njëjtin pas një kundërsulmi të shpejtë.
Pas këtij goli, vetëm 9 minuta më vonë Struga Trim Lum arriti që të shënojë sërish, këtë herë me anë të kapitenit Bunjamin Shabani. Megjithatë ky gol u anulua pas rishikimit në VAR, ashtu që rezultati vazhdoi të mbetet 1:0 në favor të skuadrës tonë.
Megjithatë vendasit na ndëshkuan në minutën e 71-të, me anë të rezervistit, Omar Beroviç.
Fundi i takimit solli dy raste të qindtpërqindta për ekipin tonë, me autorë Hristijan Maleski, i cili fillimisht në minutën e 90-të goditi nga brendia e zonës, por Naumovski edhe njëherë tjetër tregoi cilësitë e tij të larta, ndërsa në tentativën tjetër në minutën e 92-të, Maleski goditi vetëm jashtë kuadrantit.
Fundi solli edhe një karton të kuq për mbrojtësin tonë, Landrit Rama, pas një zënke që pati me Viktor Angellov.
LPFMV-Java 2 | SKOPJE – STRUGA TRIM LUM 1:1
Autorë i golit: H. Maleski 55’
Stadiumi: “Petar Milloshevski” – Shkup
Shikues: 300
Arbitër kryesor: Aleksandar Grujoski
Kartonë të verdhë: Arbi Vosha, L. Rama
Kartonë i kuq: Landri Rama
FORMACIONI:
A.Jovçevski, A.Roçi, L. Rama, L. Daiko. P. Fall, A. Vosha (A. Nuhija 79’), B. Bojku, B. Shabani, M. Hamza (A. Zendeli 79’), M. Radeski, H. Maleski;
Trajner: Bledi Shkëmbi;


















