Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes kundër Swift Hesperange nga Luksemburgu

Të enjten e 10 gushtit, Struga Trim Lum do ta zhvillojë ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Swift Hesperange nga Luksemburgu. Takimi në fjalë do të zhvillohet  në terrenin kryesor të kompleksit të FFM-së me fillim në orën 17:00.

Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, sot para gazetarëve folën trajneri Shpëtim Duro dhe sulmuesi, Marjan Radeski.

“Vazhdojmë ndeshjet e Europës, është ndeshja e 5-të që do ta zhvillojmë, pas dy ndeshjeve me Zhalgiris dhe Buduçnost. Patjetër që këtë takim skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment historik i skuadrës tonë, dhe do të tentojmë për të kaluar në turin e katërt” – u shpreh fillimisht trajneri Shpëtim Duro, i cili në pyetjen e gazëtarëve, se sa futbollistët janë të motivuar për këtë ndeshje, u shpreh: “Përgjigjja është shumë e thjeshtë, motivimi nuk diskutohet, për një skuadër si ne, skuadër e re, patjetër se e presim me jashtëzakonisht motivim këtë takim, sepse pretendojmë siç thashë dhe jemi pranë ‘play-off’. Friga më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së dielë, duke pasur parasysh se kishim harruar për një çast kampionatin, duke u future te ajo atmosfera e Kupave të Europës, por unë falënderojë edhe skuadrën, që u përqëndrua dhe e zgjodhi me jashtëzakonisht mençuri takimin e parë të kampionatit, për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme për ne, kështu që motivimi është pa diskutim i madh, jo vetëm i skuadrës, por gjithë ambientit”.

Shanset për të kalluar këtë kundërshtarë janë shumë të mëdha, mirëpo gjithçka varet nga ne, tha sulmuesi Marjan Radeski, i cili ishte ndër më të merituarit për atë fitore historike në Podgoricë të Malit të Zi, kur shënoi 3 gola në atë fitore të çmendur, 4:3 të skuadrës tonë.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndë me një skuadër shumë të mirë. Arritëm të shohim pak disa video dhe ti analizojmë ato. Vërtetë bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, mirëpo shanset janë të mëdha për ti kaluar ata, edhe pse një gjë e tillë do të varet nga ne, nëse do të jemi ata që ishim deri më tani në këto ndeshje mendoj se kemi shanse të mëdha dhe një short të mirë për më tej deri në fazën ‘play-off’” – deklaroi Marjan Radeski, i cili nuk fshehi kënaqësinë që për momentin skuadra po funksionon si një familje e ngushtë dhe se pikërisht këtu është edhe çelësi i sukseseve tona si skuadër.