Të shtunën na pret ndeshja me Pobedën, ndeshje kjo që i takon javës së 27-të në elitën e futbollit vendor. Edhe pse kundërshtari ynë ndodhet në pjesën e rrezikuar të tabelës së klasifikimit, një gjë e tillë nuk duhet të na gënjej, pasi mësimin më të mirë e morrën vetëm disa ditë më parë, kur barazuam në Shkup ndaj Skopjes, që gjithashtu po lufton për mbijetesë.
Sipas mesfushorit Fatjon Jusufi, pikërisht ndeshja ndaj Skopjes na ka mësuar se këtë edicion nuk ka kundërshtarë të lehtë në Ligën e Parë.
“Ndeshja e javës së kaluar kundër Skopjes, dëshmoi se nuk ka ndeshje të lehta dhe kjo po dëshmohet javë pas jave në këtë kampionat. Respektojmë të gjithë kundërshtarët njëjtë, pavarësisht pozitës në tabelë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për kundërshtarin e rradhës, Pobedën, ndaj së cilës skuadër shpresoj të jemi në nivelin e duhur. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë pa dyshim se pikët do të ngelin në Strugë.” – tha Fatjon Jusufi.