INTERVISTË | Trajneri Gjorgjioski flet për transfertën ndaj Besës në Gostivar

Java e 24-të ndryshe nga të tjerat do të zhvillohet të shtunën, kjo edhe për shkak fillimit të ciklit eliminator të përfaqësueses futbollistike të vendit për Botërorin e vitit 2026. Kundërshtarë ynë i rradhës do të jetë Besa e Dobërdollit…

www.fcstruga.com

Në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, trajneri Ilço Gjorgjioski ka dhënë opinionin e tij, e ku si gjithnjë beson tek të përzgjedhurit e tij, që në dy ndeshjet e fundit kanë regjistruar po aq fitore, për më tepër duke mos pranuar asnjë gol.

Fundjavën që lamë pas, para tifozvëe tanë mundëm Voska Sport (1:0), ndërsa paraprakisht me shifrat 3:0 kishim mundur liderin aktual, Shkëndijën.

Ndaj Besës së Dobërdollit nesër në stadiumin e qytetit të Gostivarit, trajneri Gjorgjioski do të kërkojë fitoren e tij të parë në ndeshjet në transfertë.

🎙 INTERVISTË | Ilço Gjorgjioski

Sa është ekipi i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Besës në transfertë?

Besoj se jemi të gatshëm për ndeshjen me Besën, edhe një kundërshtarë që me të gjitha forcat lufton për mbijetesë, edhe një kundërshtarë i rëndë, që  me shumë gjasa më shumë do të përqëndrohet në mbrojtje, besoj se jemi përgatitur mjaftueshëm për këtë ndeshje, i kemi analizuar, ju kemi dhënë detyra futbollistëve  që do të duhet ti zbatojnë në terren të shtunën dhe nëse një gjë e tillë ndodh  besoj se do kalojmë mirë”.

    Në ndeshjen e fundit kundër Voska Sport shënuam vetëm një gol. Çfarë duhet të bëjmë për të krijuar më shumë raste dhe të shënojmë sa më shumë gola?

    “E vërtetë është se shënuam vetëm një gol, mirëpo krijuam më shumë raste. Nëse do shënonim me kohë gol në atë ndeshje, do të ishte gjithsesi rezultati më ndryshe, megjithatë me rëndësi ishte dëshira, motivimi tek futbollistët dhe kjo në fund dha frytin dhe ajo që është më e rëndësishme, nëse 1 gol, apo 10 gola,  vlerësohen 3 pikët, kjo është më e rëndësishme për momentin.”

    Luajmë në dy fronte, si do ti bindni futbollistët se ende jemi në garë për të dy trofetë dhe se çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme?

    “Në princip nuk kam unë se si ti bind, ata janë futbollistë profesionist që në çdo ndeshje duhet të hynë të motivuar dhe për fitore. Shumë çka varet nga karakteri i futbollistëve dhe  unë çdo herë zgjedh futbollistë me karakter dhe mentalitet fituesi, që besojnë tek vetëvetja, që besojnë tek skuadra dhe që kanë qëllime që duan ti arrijnë edhe këtu në klub, edhe në jetën e tyre.”