Intervistë me Besart Krivanjevën në prag të ndeshjes me FC Shkupin

Mbrojtësi ynë, Besart Krivanjeva, ka folur në prag të takimit me FC Shkupin. Kjo ndeshje për Krivanjevën do të jetë më e veçantë, pasi luan ndaj ish skuadrës së tij. Megjithatë shkupjani thotë se FC Shkupi i takon së kaluarës dhe se tashmë si një “strugan” do të jap më të mirën për FC Struga Trim Lum për të marrë pikët e plota dhe sërish kreun e tabelës….

Besart Krivanjeva ka folur për takimin e rradhës, atë të javës së 20-të kundër FC Shkupit. është ky takimi i parë dhe njëherit më interesantë i kësaj xhiroje, që pritet me shumë interes.

Ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat pa dyshim. Kampioni kundër liderit aktual tregon edhe vetë rëndësinë e këtij takimi. Ne jemi ndoshta në epërsi për shkak terrenit vendas, mirëpo në ndeshje të këtilla kjo nuk luan edhe shumë rol, ashtu që për pikët e plota do të duhet të luftojmë deri në maksimum” – u shpreh fillimisht Besart Krivanjeva, i cili në të kaluarën kishte provuar veten të luaj edhe me FC Shkupin.

Te FC Shkupi kam kaluar 4 vite e gjysmë, më shumë se te çdo skuadër tjetër gjatë karrierës time. Megjithatë tashmë kjo skuadër i takon së kaluarës. Aktualisht jam pjesë e Struga Trim Lum, skuadrës kampione, ndaj dhe si kampion do të futemi edhe të shtunën ndaj skuadrës së FC Shkupit” – vijoi Krivanjeva, i cili bashkë me Sava Radiç pritet që të krijojë dyshen mbrojtëse te Struga Trim Lum.

Takimi midis FC Struga Trim Lum dhe FC Shkupit në program është të shtunën me fillim në ora 14:00.