Në duelin që do të jap emrin e skuadrës finaliste, ekipi ynë i Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të mirëpret Sileksin nga Kratova, që gjatë historikut të saj ka arritur që të triumfojë katër herë të plota në këtë kompeticion, teksa edicionin e kaluar në finalen e madhe u mposht nga Makedonija GJ.P, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Sileksi kërkon finalen e tretë rradhazi, ndërkohë skuadra jonë të parën.
“Është hera e katërt me rradhë qe do luajmë në gjysëmfinale, herën e parë u anulua shkaku ‘Covid19’, derisa dy herët tjera kemi qenë të pafat që të arrijmë në finale dhe te shkruajmë historinë edhe në këtë kompeticion.Sileksi është pengesa e fundit drejt finales, është një ekip shumë kompakt dhe me kualitet, e respektojmë dhe e vlerësojmë, por synimet dhe objektivi jonë janë kalimi nē finale. Besojmë në kualitetin tonë, e kemi përgatitur mjaftë mirë këtë ndeshje me Profesor Shpëtim Duro, i cili ka një eksperiencë të madhe ne ndeshje të këtilla” – u shpreh kapiteni i skuadrës, Flamur Tairi.
Atmosfera te F.C. Struga TRIM & LUM ….
“Atmosfera në ekip është shumë e mirë, shumë pozitive, ndaj ftoj të gjithë tifozët dhe sportdashësit të na mbështesin në numër sa më të madh dhe së bashku të arrijmë dhe ti gëzohemi momentit historik” – vijoi Tairi.
Tairi dëshiron trofeun e Kupës me skuadrën e vendlindjes…
“Për mua si kapiten i ekipit do jetë nder dhe privilegj të arrijmê finalen, më mungon një trofe me ekipin e qytetit tim, të cilit ja kam kushtuar gjysmën e karrierës time” – përfundoi Tairi intervistën për faqen zyrtare të klubit.