Një gjë të tillë vendosi sot Këshilli Drejtues i FFM-së, duke përzgjedhur stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë.
Në garë për të mirëpritur finalen e madhe ishte edhe stadium “Tumbe Kafe” në Manastir, ndërsa arena “Todor Proeski” nuk është marrë parasysh për shkak gjendjes aktuale, por edhe rikuperimit të tij për ndeshjen e 16 qershorit kundër Ukrainës, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
Ndeshja finale kundër Makedonija GJ.P në program është me datë 20 maj, ndërsa do të jetë kjo hera e parë në historinë e klubit tonë që do të luftojmë për trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut.