Deklarata e Hristijan Maleskit për ndeshjen ndaj Ak.Pandev

Skuadra me Shpëtim Duron në krye e ka nisur mbarë rrugëtimin e gjatë drejt titullit kampion, derisa gjatë ditës së sotme skuadra do të kërkojë fitore përballë Akademia Pandevit. Sulmuesi i talentuar i skuadrës Hristijan Maleski, ndeshjen e fundit ndaj Rabotniçkit e nisi si titullarë, duke e kurorëzuar madje me gol paraqitjen e tij pozitive.

Ai në Shkup realizoi golin e vetëm dhe të fitores, duke zëvendësuar denjësisht Ibraimin, që mungoi për shkak të një dëmtimi.

Pa dyshim, një ndeshje e vështirë për ne, ndoshta një nga më të rëndësishmet e këtij sezoni. Në vizitë na vjen një super skuadër, gjithë respektin për Akademia Pandev, një skuadër që nuk është aspak ajo skuadër e pjesës vjeshtore. Megjithatë, neve jemi lider, na duhen pikët në betejën për titull, luajmë para tifozëve tanë dhe sigurisht që presim fitoren. Duhet dhënë maksimumin, duhet ndjekur deri në fund udhëzimet e stafit profesional. Shpresoj për një gol tjetër nga ana ime, por kjo ka pak rëndësi, më e rëndësishme është skuadra ime, të fitojë Struga Trim Lum” – u shpreh Hristijan Maleski.

20-vjeçari gjatë këtij edicioni numëron plotë 20 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 6 gola, ndërsa këto statistika kanë bërë që i njëjti tashmë të jetë pjesë standarde edhe e përfaqësueses shpresa të vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *