Caktohet ora e zhvillimit të ndeshjes finale kundër Makedonija Gj.P

Finalja e edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë, në të cilën për herë të parë do të luaj skuadra jonë përballë Makedonija GJ.P, në program është me datë 20 maj. Një gjë e tillë nga Komisioni i Garave pranë FFM-së ishte caktuar që kohë më parë, mirëpo pasi u ndryshua vendodhja, plotësisht duheshe të caktohet edhe ora, se kur do të zhvillohet e njëjta.

Kujtojmë, fillimisht finalja e edicionit 2022/23 ishte caktuar të zhvillohet në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, mirëpo më pas u vendos që e njëjta të zhvillohet në stadiumin “Petar Milloshevski’’ pranë FFM-së, me fillim në ora 17:00.

Për neve si skuadër është kjo hera e parë që do të luajmë në një finale të Kupës, dhe një fitore eventuale do të ishte qershia mbi tortë për sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit të themeluar vetëm në vitin 2015-të.

Të dielën e kaluar edhe zyrtarisht u shpallëm kampion të vendit, ndërsa shpresojmë që të kemi fat edhe në finalen e Kupës, për të fituar “dopietën” e titujve në futbollin tonë vendor.