FFM ka caktuar arbitrin kryesor, por edhe ndihmësit e tij për ndeshjen finale të Kupës, në të cilën skuadra jonë, Struga Trim Lum, do të luaj për herë të parë në histori. Kundërshtari ynë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, do të jetë skuadra shkupjane e Makedonija GJ.P.
Takimi në fjalë në program është me datë 20 maj, ndërsa Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka vendosur që të njëjtin t’ia besojë arbitrit shkupjan, Igor Stojçevski.
Ky i fundit neve si skuadër na ka referuar në gjithsej 15 ndeshje, ku kemi regjistruar 4 fitore, 8 barazime dhe 3 disfata.
Nëse i referohemi edicionit aktual, si në kampionat, ashtu edhe në kuadër të Kupës, ndeshja e së shtunës do të jetë e 5-ta që Stojçevskin do e kemi si arbitër kryesor në ndeshjet tona, e ku mund të themi se ishim me fat, pasi në 4 ndeshjet e deritanishme, kemi një bilanc prej 3 fitoreve dhe një barazimi.
LPFMV | 14.08.2022 | BREGALLNICA – STRUGA TRIM LUM | 0:1 |
LPFMV | 06.11.2022 | RABOTNIÇKI – STRUGA TRIM LUM | 1:1 |
LPFMV | 08.03.2023 | STRUGA TRIM LUM – FC SHKUPI | 2:1 |
1/4 e finales,Kupa | 09.11.2022 | STRUGA TRIM LUM – BREGALLNICA | 2:0 |
Ndryshe, Stojçevski në finalen e së shtunës do të ndihmohet nga Daniell Vasilevski dhe Branko Putilin, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Krumisllav Gjorgjiev nga Shtipi.
Delegat i këtij takimi, që do të zhvillohet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, do të jetë Igor Frangovski, ndërkohë rolin e kontrollorit do ta luaj, Bllagoja Shuklev.
Kujtojmë finalja e Kupës së Maqedonisë, në program është me datë 20 maj me fillim në ora 17:00.