Barazim pa gola në Vilnius, barazim që jep shpresa për kualifikim

Debutim pozitiv në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Në një ndeshje mjaft të luftuar që nga fillimi e deri në fund, skuadra jonë doli të jetë një kundërshtarë i denjtë, madje në disa momente edhe më i mirë se Zhalgiris, skuadër kjo që portën tonë seriozisht e rrezikoi vetëm në dy raste.

Kjo erdhi edhe falë lojës së shkëlqyer në mbrojtjen tonë, aty ku që nga fillimi e deri në fund komanduan, Neziri, Radiç dhe Krivanjeva. Kjo treshe kreu punën në mënyrën më të mirë, duke i dhënë vetëbesim edhe portierit Qoshevski, që ishte një ndër më të mirët në fushën me barë sintetik në Vilnius.

Në një fushë të tillë, që nuk jemi mësuar të luajmë, me sukses i’a doli edhe mesfusha aty ku besimin e trajnerit Duro e morrën Maliqi dhe Zguro në krahë, si dhe kapiteni Shabani dhe Bojku në qendër.

Treshja në sulm përbëhej nga Ibraimi, Radeski dhe Mazrekaj, që shpeshherë dinte të luante më i tërhequr, duke ndihmuar vazhdimisht edhe mesfushën tonë, që nuk linte shumë hapësira për skuadrën kundërshtare, që edhe përkundër ndryshimeve të bëra në pjesën e dytë, nuk arriti të gjejë rrjetën e Qoshevskit.

Rastin më të mirë të takimit, ekipi ynë e kishte në minutën e 36-të përmes kapitenit Shabani, mirëpo ky i fundit nuk arriti të shënojë nga afërsia.

Shabani i rrezikshëm u shfaq edhe në minutën e 53-të, mirëpo kapiteni ynë ngeci në sprintin final, duke lejuar që të intervenojë mbrojtja vendase.

Besart Ibraimi në minutën e 64-të, tentoi me një goditje nga vija e 16-të metërshit, mirëpo goditja e tij u devijua në rivënie nga këndi.

Ibraimi në minutën e 78-të braktisi lojën, duke i lënë vendin Valentin Koçoskit. Ky i fundit në minutën e 86-të pati mundësinë e artë për të shënuar në rrjetën e vendasve, mirëpo edhe përkundër hapësirës së mjaftueshme dhe pozitës së volitshme, nuk arriti të shënojë me armën e tij të fuqishme, këmbën e majtë, duke goditur vetëm jashtë kuadrantit.

Deri në fund të takimit nuk pati ndonjë rast që mund të veçohej, ashtu që nga Lituania rikthehemi me një rezultat pozitiv, me shpresë se një javë më vonë në Ohër me pak fat do të jemi neve ata që do ti gëzohemi kualifikimit.

_________________________________________________________________________________________________________

STRUGA TRIM LUM

Formacioni: Qoshevski, Neziri, Radiç, Krivanjeva, Maliqi (Kasami), Bojku, Shabani, Zguro, Mazrekaj (F.Tairi), Ibraimi (Koçoski), Radeski (Jaroviç)

Bankina rezervë: Mirseloski, Kitanovski, H, Tairi, Jahja, F.Tairi, Kasami, Idrizi, Jaroviç, Hogan, Koçoski, Maleski, Kaba

_________________________________________________________________________________________________________

Rrjedha e takimit minutë pas minuti

ZHALGIRIS – FC STRUGA TRIM LUM

Min 1, starton ndeshja

Minutat e para i takojnë skuadrës tonë që luan një futboll të hapur, duke ekzekutuar edhe dy riëvenie nga këndi brenda 10 minutave të para.

Min 15, në rivënien e tyre të parë vendasit e Zhalgiris rrezikuan seriozisht portën tonë, mirëpo Qoshevski në mënyrë perfekte intervenoi duke shpëtuar rrjetën.

Min 35, kishim rastin më të mirë, mirëpo Shaban inga afërsia nuk arriti të shënojë në rrjetën e vendasve

__________________________________________________________________________________________________________

Min.45 starton pjesa e dytë

Min. 48, super intervenim i Qoshevskit, i cili nuk lejon që vendasit të shënojnë me anë të sulmuesit Ojevusi

Min. 53, Edis Maliqi në zbraztirë pason për Shabanin, mirëpo nuk doli të jetë edhe aq i shpejtë, duke lejuar që të intervenojë mbrojtësi kundërshtarë

Min. 64, Besart Ibraimi tenton me një goditje nga vija e 16-metërshit, mirëpo goditja e tij devijohet në rivënie nga këndi

Min. 78, Besart Ibraimi largohet nga loja, vendin e tij e zë Valentin Koçoski

Min. 89, Flamur Tairi dhe Ard Kasami inkuadrohen në lojë, largohen Mazrekaj dhe Maliqi

Min. 91, vendasit kanosen përmes Bopeskut, ish lojtarit të Skopjes dhe Rabotniçkit, mirëpo goditja e tij preku vetëm pjesën e jashtme të rrjetës

Min 92, Sulmuesi Jaroviç inkuadrohet në lojë në vend të Radeskit