Të dielën në Strugë do të mirëpresim Akademia Pandevin, një skuadër kjo mjaft e papërshtatshme, ndaj së cilës në dy ndeshjet e fundit kemi marrë dy fitore të pastërta, pa pranuar asnjë gol. Ard Kasami thotë se pauza dy javore ka bërë që skuadra të përgatitet maksimalisht për këtë ndeshje, duke besuar kështu fuqishëm që pikët do të mbeten në Strugë.
“Synimi jonë si skuadër dihet, është titulli kampion dhe kjo na motivon në secilën ndeshje. Kemi shfrytëzuar pauzën këto 2 javë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Ndeshja zhvillohet në fushën tonë, para tifozëve tanë, ashtu që besoj se 3 pikët do të ngelën në Strugë” – është shprehur, Ard Kasami.