Prag ndeshja me Vardarin | Hristijan Maleski jep opinionin e tij
Struga Trim Lum të dielën në kuadër të javës së tretë në Ligën e Parë, do të mirëpret kampionin në fuqi, Vardarin…
Derbi i madh kundër Vardarit po afron, ndërsa i gatshëm njëjtë sikurse edhe gjithë skuadra është edhe sulmuesi Hristijan Maleski, që beson tek fitorja.
“Shpresoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe interesante. Një derbi i vërtetë nga i cili shpresojmë të nxjerrim më të mirën dhe në fund pikët të mbeten në Strugë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, e kemi analizuar kundërshtarin, ashtu që në këtë ndeshje do të futemi maksimalisht të përgatitur. Besoj se i gjithë ekipi do të jam më të mirën ashtu që të dielën besojmë në një tre pikësh të ri në këtë sezon para tifozëve tanë” – u shpreh Hristijan Maleski, që njëherit është edhe autori i golit të fundit në ndeshjet kundër Vardarit edicionin e kaluar.

A do të përsërisë një gjë të tillë edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Maleski me përgjigje: “Mund të them se do të jap maksimumin ndaj Vardarit, ndërsa nëse do të shënoja, atëherë pa dyshim që do të ishte një shpërblim për atë që do të tregoja në fushën e blertë”.
Ndeshja e së dielës do të jetë gjithsej e 7-ta për Maleskin kudër Vardarit, ndaj së cilës skuadër ka realizuar vetëm një gol. Me fanellën e Struga Trim Lum Makeski të dielën kundër Vardarit do të kërkoj fitoren e tij të parë në ndeshjet ndaj kampionëve në fuqi të vendit.


















