KOMUNIKATË ZYRTARE | QENDRIM ISMAJLI

FC Struga Trim Lum me kënaqësi njofton angazhimin e futbollistit shqiptarë nga Kosova, Qendrim Ismajli, i cili së fundmi ishte pjesë e Teutës nga Durrësi…

Qendrim Ismajli është përforcimi më i ri i Struga Trim Lum. Ai skuadrës tonë i bashkohet nga rradhët e Teutës nga Superliga shqiptare, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Tiranën dhe Flamurtarin.

27-vjeçari gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Gjilanin në Superligën e Kosovës, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Ismajli luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjithashtu mbulon mirë edhe pozitën e qendërmbrojtësit, mesfushorit qendror, mesfushorit të fundit, ndërsa në raste ka luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë.

Pra një lojtar i kapshëm për futbollin modern dhe shumicën e trajnerëve, që preferojnë futbollistë të këtillë, që luajnë në më shumë pozita.

Pas zyrtarizimit te FC Struga Trim Lum, Qendrim Ismajli për faqen zyrtare të klubit u shpreh:

“Erdha te Struga Trim Lum për shkak organizimit të mirë të klubit. Me Drejtorin kam pasur kontakte edhe në të kaluarën, ndaj dhe shfrytëzojë rastin për të falënderuar për besimin, por tash ishte koha për të realizuar këtë transferim. Po ashtu më duhet të theksoj se në të kaluarën kam punuar edhe me trajnerin Shkëmbi te Tirana, ashtu që jam i lumtur që do të punoj sërish bashkë me një strateg si ai”.