Struga Trim Lum – Pobeda 6:2, Java 27 (VIDEO)

Fitore më se e merituar, për të cilën flet edhe vetë rezultati 6:2 sot përballë Pobedës, skuadër kjo që megjithatë avansoi e para në këtë takim. Megjithatë ekipi ynë nuk i la asgjë rastit, madje arriti që të përmbys golin e Besnik Feratit që gjatë pjesës së parë. Fillimisht ishte Besmir Bojku që shënoi golin e barazimit në minutën e 42-të, derisa Besart Ibraimi në minutën e dytë shtesë (45+2’) shënoi edhe golin e dytë, duke bërë që skuadra jonë në pushim të shkojë me epërsinë e një goli.

GOLAT: https://www.facebook.com/Fcstruga/videos/215399387852762

Ibraimi gjatë pjesës së dytë shënoi edhe dy gola të tjerë, për të rrumbullaksuar “tripletën” e tij të parë me fanellën e Struga Trim Lum, derisa nga një gol tjetër në këtë pjesë shtuan edhe Suhel Muharremi dhe Bunjamin Shabani.

Ishte kjo fitorja e 15-të sezonale për skuadrën tonë, që në këtë mënyrë vazhdon të kryesojë renditjen me 53 pikë, 6 më shumë se Shkëndija e Tetovës.

Formacioni i skuadrës:

XI startuese: Kjoshevski; Neziri, Radiç, Krivanjeva, Merxhani; Bojku, Koçoski, Shabani; Muharemi, Radeski, Ibraimi

Banka rezervë: Mirseloski, Kitanovski, Pere, Pengu, Jahja, Hogan, Maliqi, Jusufi, Tairi, Kaba Maleski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *