Besart Ibraimi flet pas “dopietës” ndaj Akademia Pandev

Besart Ibraimi nuk e harron zanatin e vjetër, atë të golit. Bomberi kërçovarë edhe në moshën e tij 36-vjeçare vazhdon të shënoj dhe të jetë lider në listën e golashënuesve.

Ibraimi shënoi dy gola në fitoren e sotme ndaj Akademia Pandev, duke shkuar në kuotën 12 golave të shënuar këtë edicion në Ligën e Parë.

Numri 9-të për faqen zyrtare të klubit foli për ndeshjen e sotme ndaj Akademia Pandev.

Që nga fillimi e morrëm ndeshjen shumë seriozisht. Tanimë çdo lojtar e dinë se çfarë duhet bërë për të vijuar për të qenë të parët në renditje. Edhe në ndeshjen e sotme neve si skuadër mund të them se e dhamë maksimumin në çdo aspekt dhe me meritë e e dominuam ndeshjen, por edhe fitoren, kuptohet” – tha fillimisht Besart Ibraimi.

Dopieta e dytë këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum ⁉️

Normalisht që ndihem mirë për 2 golëshin tim, por më e rëndësishme është që këto gola i shërbyen skuadrës për të marrë tre pikët e rradhës” – u shpreh Ibraimi, i cili “dopietën” e tij të parë me fanellën e Struga Trim Lum e kishte regjistruar që në xhiron e parë të këtij sezoni ndaj Pobedës nga Prilepi. (infOSport.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *