Zyrtare, mësojmë emrin e kundërshtarit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku mund të gjindet edhe skuadra jonë e Struga Trim Lum, gjithnjë nëse në turin e tretë eliminatorë do ta kalonte skuadrën e Swift Hesperange nga Luksemburgu.

Kështu, nëse dalim fitues në dy ballafaqimet me Hesperange nga Luksemburgu, atëherë në fazën “play-off”, do të ballafaqoheshim me skuadrën humbëse nga ndeshja mes boshnjakëve të Zrinjski dhe Breidablik nga Islanda.

Ndeshjen e parë do ta zhvillonim si vendas me datë 24 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në fushën e kundërshtarit.